LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndjekësja turke e kritikon se i mëson shqip djalit/ Almeda Abazi i tregon vendin: E ka nënën shqiptare

14 Dhjetor 2020, 09:26, Lifestyle CNA
Ndjekësja turke e kritikon se i mëson shqip djalit/ Almeda Abazi i

Almeda Abazi është një nga personazhet më të ndjekur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Turqi.

Ajo shpesh herë ndan momente me të birin ku shihet teksa i flet shqip dhe përpiqet që t?ia mësojë dhe të vogelit gjuhën e saj, mirëpo kjo gjë nuk iu pëlqen të gjithëve.

Njëra prej ndjekësve të saj, i ka shkruar se ajo përpiqet ti mësojë dicka të huaj me zor fëmijës dhe se nuk duhet ta bëjë këtë.

Almeda sigurisht që nuk ka nguruar t?i kthejë përgjigjen e merituar ndjekëses duke i shpjeguar se nëna e tij është shqiptare dhe patjetër që do të mësojë edhe gjuhën e saj amëtare.

?Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare?, i është përgjigjur publikisht Abazi.

Lajmet e fundit nga