LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mijëra euro, hashash, armë e celularë/ Policia italiane zbuloi rrjetin shqiptar të trafikut të drogës

14 Dhjetor 2020, 20:33, Kosova & Bota CNA
Mijëra euro, hashash, armë e celularë/ Policia italiane zbuloi

Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi, armësh e parash.

Në shënjestër të karabinierëve ishin disa shqiptarë. Karabinierët kishin vënë re se në periferinë e San Salvos, në një vilë ku zyrtarisht nuk jetonte njeri, kishte lëvizje të shumta automjetesh.

Dyshimet u shtuan, kur policia vuri re se targat e makinave kishin qenë më herët të skeduara, pasi pronarët e tyre ishin arrestuar për trafik droge.

Mëngjesin e së premtes së kaluar filloi aksioni ku u gjetën rreth 47 gram kokainë, 17 gram hashash dhe 29 gram marijuanë, si dhe peshore elektrike, 4 700 euro, 3 celularë dhe disa armë.

Nëse sasia e lëndës narkotike do të shitej në treg, do të fitohej prej saj më shumë se 5 mijë euro. Operacioni çoi në arrestimin e katër personave, të gjithë në moshë të re. Hetimet ishin koordinuar nga Prokuroria e Vastos dhe janë akoma në proces./CNA.al

Lajmet e fundit nga