Connect with Us

“Kodi i Drejtësisë Penale për të miturit parashikon disa masa”/ Hysi: Fëmijët po keqpërdoren në protestë

Politikë

“Kodi i Drejtësisë Penale për të miturit parashikon disa masa”/ Hysi: Fëmijët po keqpërdoren në protestë

Publikuar

-

Vasilika Hysi heq dorë nga politika/ Nuk do garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

“Përdorimi i fëmijëve në protestë për veprime të dhunshme është vepër penale”. Kështu deklaroi sot nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi.

Hysi tha se i ka ndjekur protestat si një e drejtë që ka çdo qytetar për të protestuar, por edhe me shqetësim, për shkak të mënyrës si u zhvilluan dhe po zhvillohen me përfshirjen e fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë penale, apo dhe të fëmijëve që kanë mbushur përgjegjësinë penale por janë të mitur.

“Në këtë kuadër, meqë jam e përfshirë në politikë dhe kam kontribuar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, i kam ndjekur me shqetësim pasi kam konstatuar një keqpërdorim të fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë apo dhe të fëmijëve që kanë mbushur moshën 14-18 vjeç, për të mos folur për përdorimin e dhunës”, tha ajo.

Ndërsa i shprehu ngushëllime familjes së të riut Klodian Rasha, Hysi tha se ngjarja është e rëndë dhe organet e hetimit duhet ta hetojnë.

Në lidhje me aktet e dhunës në protesta dhe kush duhet ta mbajë përgjegjësinë kur fëmijët janë të mitur, Hysi tha se këto ditë nuk është folur aspak për të drejtat apo detyrimet që ka familja apo institucionet shtetërore.

“E para përgjegjëse për rritjen, edukimin dhe kujdesjen dhe mirërritjen e fëmijëve është familja. Edhe ligji këtë njeh detyrim parësor E dyta, familja e ndan këtë përgjegjësi me institucionet shtetërore dhe me shoqërinë civile. Çdo fëmijë ka të drejtë për t’u dëgjuar, për pjesëmarrje në tubime, por askush nuk ka të drejtë të keqpërdorë fëmijën dhe ca më tepër ta shtyjë fëmijën në krim. Në këtë kuadër përgjegjësia e parë është e familjes. Ligji përcakton qartë dhe saktë si veprohet nëse fëmijët kryen vepra apo dyshohet që ka kryer vepra penale dhe nuk ka mbushur moshën 14 vjeç, sikundër edhe për fëmijët të cilët e kanë mbushur moshën 14 vjeç. Fëmijët që kanë mbushur moshën 14-18 vjeç kanë përgjegjësi penale, por megjithatë detyrimet prindërore ekzistojnë”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj fëmijëve tek kopshti “Piter Pan”/ Dorëhiqet drejtoresha, pezullohen edukatoret

Në vijim, Hysi tha se është miratuar Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit i cili është një ndër kodet bashkëkohore i cili parashikon një sërë masash për trajtimin e rasteve të tilla, ku një zë i veçantë është pikërisht mundësia që fëmija të shmanget nga ndjekja penale nga burgosja, por ka shumë përgjegjësi familja. “Institucioni i ri që është futur në Kodin Penal për fëmijën e ngarkon familjen me një sërë përgjegjësish. Për vepra penale nën 5 vite, prokurori ose gjykata mund të vendosë shmangien e fëmijës nga dënimi me burg, por nga ana tjetër familja ka disa përgjegjësi”, theksoi Hysi./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Paralajmërimi i pronarëve të bizneseve në Vlorë/ “Nuk tërhiqemi pa u plotësuar kërkesat”

LEXO EDHE:  “Shpërthen” ish-deputeti demokrat/ Akuza shqiptarëve që nuk protestojnë

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Thirrje sërish për protestë në rrjetet sociale/ Kërkojmë largimin e Ardi Veliut

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Arben Dervish tregon faktorët, ja si ndikoi tërmeti

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve. Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervish, kjo vjen si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

I ftuar në E-Zonë, ai tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja, por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 “Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”



LEXO EDHE:  Thirrje sërish për protestë në rrjetet sociale/ Kërkojmë largimin e Ardi Veliut

LEXO EDHE:  Falsifikimi i Kodit Penal/ Reagon LSI

Dervishi theksoi se kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE