LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Stafet tona mjekësore heronjtë e vijës së parë”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci

13 Dhjetor 2020, 11:53, Politikë CNA
“Stafet tona mjekësore heronjtë e vijës së

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur sot ngushëllimet familjes së mjekut të njohur Mihal Kërci, i cili humbi jetën këtë mëngjes si pasojë e Covid 19.

Basha shprehu mirënjohje sublime jo vetëm për të, por edhe për çdo mjek që ka humbur jetën në betejë për të shpëtuar jetë.

?Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë

Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre.

Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë.

Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë ? të rinj në profesion apo në pension ? kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie.

Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga