Connect with Us

Shkon mbi 1000 numri i viktimave/ Regjistrohen dhe 788 raste të reja në 24 orët e fundit

Shëndeti

Shkon mbi 1000 numri i viktimave/ Regjistrohen dhe 788 raste të reja në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Shkon mbi 1000 numri i viktimave / Regjistrohen dhe 788 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orë kanë ndërruar jetë 14 pacientë, si dhe janë regjistruar 788 raste të reja infektimi.

Sa i përket situatës në spitale, MSH thekson s “Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Ju bëjmë me dije se 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:
Janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

LEXO EDHE:  A ishte pandemia e koronavirusit, një dështim i shërbimeve sekrete?

Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 788
Të shëruar ne 24 orë 300
Të shtruar në spitale 454

Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.501

Testime totale 221.676
Raste pozitive 48.530
Raste të shëruara 24.820
Raste Aktive 22.707
Humbje jete 1003

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12162
Fier 1747
Durrës 1402
Korçë 1157
Vlorë 1146
Shkodër 1139
Elbasan 964
Berat 843
Lezhë 823
Gjirokastër 550
Kukës 448
Dibër 326

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3149 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 21 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Alarmi!/ Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike

LEXO EDHE:  Mjekët infektohen me Covid/ Mbyllen tre reparte në Spitalin e Matit

Statistika (3 Mars 2021)
Raste të reja ditore 851
Të shëruar në 24 orë 903
Të shtruar në spitale 606
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3149

Testime totale 476,017
Raste pozitive 109,674
Raste të shëruara 72,076
Raste Aktive 35,742
Humbje jete 1,856

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23219
Fier 2635
Vlorë 1780
Durrës 1629
Shkodër 1342
Gjirokastër 1088
Elbasan 899
Korçë 894
Lezhë 795
Berat 774
Dibër 349
Kukës 338

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Publikuar

-

Nga

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Qeveria shqiptare nuk duhet të presë për vaksina me efikasitet mbi 90% por duhet të synojë vaksinimin e sa më shumë personave sa më shpejtë.

Kështu u shpreh për emisionin “Me Pak Fjalë”, zv.presidenti i shoqatës mjekësore shqiptaro-amerikane, Agron Ismaili i cili është mjek në Florida të SHBA.

Ai konsideroi vaksinën si masën e vetme që mund të zgjidhë situatën e pandemisë në botë. Shqipëria ka vaksinuar aktualisht rreth 15 mijë persona me të paktën një dozë. Ata janë personel shëndetësor dhe të moshuar në shtëpi kujdesi.

“Numri i infektimeve në SHBA nisi të bjerë kur filluam vaksinimin e stafit mjekësor, të pacientëve që qendrat e të moshuarve dhe të pacientëve të moshuar”, tha Ismaili.

Ky fakt mbetet ende për t’u parë në Shqipëri ku infektimet gjatë  dy muajve të parë të vitit kanë qenë nga më të lartat.

Aktualisht Shqipëria ka marrë vetëm vaksina të kompanisë Pfizer, e cila ka efikasitet mbi 90%. Por pritet që gjatë muajve mars-prill të mbërrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

LEXO EDHE:  “Do kërkojmë borxh tek miqtë”/ Altin Sulku tregon si po ndikon pandemia tek të ardhurat e tij

LEXO EDHE:  Shkon në 39 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga Covid-19

Shqipëria nga ana tjetër nuk ka konsideruar blerjen e vaksinave të prodhuara nga kompani ruse dhe kineze pasi këto vaksina ende nuk kanë marrë aprovim nga agjencitë rregullatore të SHBA dhe BE-së. Nga studimet e publikuara deri tani këto dy vaksina kanë efikasitet midis 60-90%.

Mjeku Ismaili sqaroi se vendimi për të marrë vaksinën ruse ose kineze i takon shtetit pasi të jetë konsultuar me autoritetet rregullatorë vendase të cilat verifikojnë sigurinë e vaksinës.

“Mendimi im është që nuk duhet pritur për vaksina me efikasitetin më të lartë, që të jep 90% përshembull, por duhet vaksinuar popullsia sa më shpejtë të jetë e mundur me vaksina që japin mbrojtje”, deklaroi ai. Mjeku shtoi se ‘vaksinimi masiv duhet të nisë sa më shpejtë të jetë e mundur”./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Pranvera sjellë ulje të rasteve me Covid

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Pranvera sjellë ulje të rasteve me Covid

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se situata nga Covid -19 do të njohë përmirësim gjatë javëve të ardhshme.

I ftuar në emisionin Përballë Alimehmeti theksoi se ngrohja e motit do të sjellë ulje të rasteve.

“Shpresoj që me ngrohjen e motit, me këto situatat ku ne ulim dëndësinë e populates, i largojmë njerëzit, dalim në ajër të hapur kjo do të ketë një tendencë ulje graduale që shoqërohet dy javë mbrapa me ulje të shtretërve spitalorë dhe fatkeqësive do zoti sa më shpejt por kujdes. Aksidentet më të mëdhaja në aplinizëm ndodhin gjatë zbritjes në malit. Ky është momenti kur ne do të lirojmë gjithcka por ulje nuk do të thotë zhdukje.”  tha Ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE