LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk është as PD as unë organizatorë të protestës”/ Voltana Ademi reagon pas procedimit penal

13 Dhjetor 2020, 11:29, Politikë CNA
“Nuk është as PD as unë organizatorë të

Në një deklaratë për mediat pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme në Shkodër, kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi deklaroi se nuk ka qenë organizatore as ajo e as PD teksa hodhi sërish akuza ndaj Policisë së Shtetit për mosreagim të denjë ndaj protestuesve.

Sipas Ademit, pas 30 vitesh demokraci, situata nuk është aspak e qetë, duke shtuar se protestat paqësore janë një e drejtë civile për të gjithë.

“Shembja e bustit të Enverit që të rinjtë shkodran morën përsipër një risk të madh. Sot pas 30 vitesh situata nuk është e qetë. Jam njohur sot nga mediat, nuk kam pasur njoftim nga policia nën akuzë sot është Policia e Shtetit. Sot më shtohet më shumë dyshimi dhe vëmendja për atë që ishte ngjarja e shëmtuar dje në Shkodër. Protesta paqësore është një e drejtë civile për të gjithë. Populli do reagojë gjithmonë për këto padrejtësi. Protesta bëhen shpesh në Shkodër. Vetëm 1 javë më parë kemi pasur një protestë për vendosjen e kufizimit të orarit.

Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta tek 2 prilli. Në ushtri jepen urdhra. Detyra e policisë së shtetit është të mbrojë institucionet dhe qytetarët. Një kërkesë jo vetëm e imja por e të gjithë personave që kanë denoncuar dhunën e ushtruar duhet një reagim legjitim. Unë do ju bëj me dije dhe kamerat e qytetit të Shkodrës. Do jem një dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit. Mos të guxojë askush që ti veshin politikisht protestat. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë. PD kur organizon protesta, ne kemi dhënë shembullin, ne jemi gjithmonë korrekt. As në periudhën më të errët nuk kemi bërë protesta të tjera?, tha Ademi./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga