Connect with Us

“Ku janë “trimat” që do të digjnin Tiranën”/ Ngjela i ashpër: Policia të godasë këta djegës injorantë

Aktualitet

“Ku janë “trimat” që do të digjnin Tiranën”/ Ngjela i ashpër: Policia të godasë këta djegës injorantë

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna #cnamuzik

Edhe pse prej kohësh nuk ka asnjë post publik, avokati Spartak Ngjela është shumë i dhënë që të shuajë në letër çdo protestë që ndodh në Tiranë.

Këtë sjellje dhe qendrim ka mbajtur edhe për protestën e qytetarëve të lirë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ku akuzon të rinjtë që po përdoren në mënyrë politike, dhe vlerëson me superlativa dhunën e ushtruar nga ana e Policisë për shpërndarjen e turmave.

Sipas Ngjelës pas protestuesve qendron presidenti i vendit Ilir Meta, që sipas tij mendon ti vërë zjarrin Shqipërisë.

Postimi i Ngjelës:

Ku janë “trimat” që do të digjnin Tiranën dje? A e panë ata tani se çfarë ështe forca e policisë? Dy janë forcat që mbajnë të pacenuar organizimin shtetëror të një shoqërie: ushtria dhe policia. Ushtria ruan me forcën e armëve sovranitetin e shtetit. Kurse forca e policisë, është forca e ligjit.

Krerët e vandalëve, të korruptuarit e lartë të Shqipërisë se varfëruar prej tyre, siç duket kanë pasur të dhëna se policia nuk do të përgjigjej. Prandaj, dy ditë rresht u sollën sikur të ishin në vendin e pushtuar prej tyre.

Turp për ish- ministrin e Brendshëm Lleshaj që nuk u tregoi vendin keqbërësve antiligjorë dhe e frenoi policinë gjatë dy ditëve të para. Po kryeministri Rama? Ky duhet ta dijë se forca e policisë kundër keqbërësve, në një rast si ky, është dinjitet kombëtar dhe një akt që sjell ngritje real të personalitetit të individit në Shqipëri.

E patë se si përfunduan hordhitë djegëse dje, kur u doli përpara një polici profesionale, e motivuar dhe patriote deri në fund? Por edhe më shumë policë duhet të jenë në Tiranë, që t’i bllokojnë me forcën e tyre në çdo skutë, cep më cep e këmba këmbës, se janë hordhi të paguara nga krimi.

LEXO EDHE:  Plumb në kokë 50-vjeçarit/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Këtu duhet të jenë, në Tiranë, të gjithë policët më të mirë të shtetit.Te këta djegës injorantë, ka vetëm primitivizëm hordhish dhe, frikë nga antikorrupsioni prej atyre që i ushqejnë. Forca e policisë, në funksion të mbrojtjes së ligjit, është dinjitet kombëtar.

Dhe më qesharaku po tregohet Meta, që si president i kësaj Republike, mendon t’i vërë zjarrin Republikës së Shqipërisë që të shpëtojë paratë dhe pronat që u ka grabitur shqiptarëve. Por ka edhe diçka: Meta ka frikë edhe nga dënimi penal.

Kot e ka, nuk shpëton dot: goditja antikorrupsion dhe kundër krimit të arganizuar që ka marrë udhë në Shqipëri, është tashmë një çështje e mbyllur dhe pa kthim.

Po sot, çfarë do të ndodhë?

Policia sot, po erdhën sërish në Tiranë lapaculët barbarë të Saliut e të Metës, duhet të mos i lejojë të pipëtijnë, po fare ama, fare.

Duhet t’i ndjekin zjarrvënësit me sistem profesional, si dje, dhe t’i arrestojnë këta keqbërës me gjeste force. Kjo është policia patriote, sepse, edhe pse kuptohet, ende nuk dihet me fakte se cilat janë forcat antishqiptare që po e ushqejnë këtë lukuni injorantesh e shkatërrimtarësh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti bën paralajmërimin e fortë/ Nuk keni parë asgjë, Ramën do ta tërheqin zvarrë

LEXO EDHE:  Protesta e Partisë Demokratike/Reagon Policia e Shtetit

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia bën “namin” me gjoba/ Pezullohen 43 leje drejtimi, ndëshkohen 1339 shoferë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset e vendit. Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 1339 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Evidentohen dhe ndëshkohen 1339 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi me dron i kryer nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në akset rrugore Elbasan-Peqin dhe Rinas-Thumanë, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 7.000 deri 10.000 lekë të rinj, 143 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë.



Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte nga 181 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 200 km/h në autostradën Levan-Vlorë, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë vendosur 395 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 65 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.



Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

LEXO EDHE:  Ilir Meta nuk është shpëtimi i opozitës

LEXO EDHE:  “Më thoje, sa vota arrin të blesh”/ Selami degjeneron Metën

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751./ CNA.al

LEXO TE PLOTE