Connect with Us

Kompania gjermane Formycon zhvillon ilaçin kundër COVID-19/ Parandalon infektimin e qelizave

Bota

Kompania gjermane Formycon zhvillon ilaçin kundër COVID-19/ Parandalon infektimin e qelizave

Publikuar

-

Shkon në 2522 numri i viktimave në shtetin fqinj/ Ja sa persona janë infektuar

Kompania biofarmaceutike nga Gjermania, Formycon, ka njoftuar se ka zhvilluar një ilaç kundër COVID-19 që plotësisht mund të ndalojë infektimin e qelizave, shkruan Al Jazeera.

Pritet që ky ilaç të marr lejen për përdorim urgjent për afro një vit. Kompania Formycon me seli në Minhen, disa ditë më parë ka bërë të ditur se ka zhvilluar ilaçin kundër coronavirusit që quhet FIB207, që plotësisht parandalon infektimin e qelizave.

Proteina e shkrirë e Formycon për antitrupa aktivizohet në receptorin ACE2, që ndodhet në sipërfaqen e qelizës dhe që është pika kryesore e hyrjes në qelizat njerëzore për SARS-CoV-2 dhe coronavirusët tjerë.

Drejtori i kompanisë Carsten Brockmeyer, ka theksuar se ilaçi paraqet një shans për pacientët shumë të sëmurë, për të cilët deri më tani nuk ka ekzistuar ndonjë terapi që ishte mjaftueshëm efikase.

Në anën tjetër analisti Damien Choplai nga kompania Kepler Cheuvreux, pretendon që përveç mbrojtjes nga coronavirusi që ofron FIB207, ajo reagon edhe ndaj mutacionit që aktualisht një gjë të tillë nuk e bëjnë as vaksinat.

LEXO EDHE:  Vaksinimi për Covid-19/ Manastirliu: Brenda janarit pritet të vijnë mbi 10 mijë doza

Përparësia e këtij ilaçi të zhvilluar nga Formycon është se bllokon hyrjen që virusi e shfrytëzon për të infektuar qelizat. Në këtë mënyrë mbron edhe nga mutacioni, që sigurisht se në të ardhmen mbron edhe nga epidemitë tjera të coronaviruseve.

Ilaçet e antitrupave si Remdesivir kanë treguar se kryesisht janë jo efikase, derisa koktejet e antitrupave u sugjerohen pacientëve vetëm në fazën e hershme të sëmundjes.

Formycon ka zhvilluar bisedimet me agjencinë evropiane për barna dhe atë amerikane për ushqim dhe barna, nga të cilët shpreson që marrë miratimin për përdorim emergjent deri në fillim të vitit 2022. /Telegrafi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  “Pres të kërkojë falje”/ Ambasada Ruse i përgjigjet Ramës: S’e kuptojmë pse jeni mërzitur kaq shumë!

LEXO EDHE:  Foto-“Korona kalon vetë, jo vaksinë me detyrim”/ Protesta edhe në Tiranë

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE