LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'I riu po mbahet në Komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore'/ Policia përgënjeshtron lajmin: S'është e vërtetë!

13 Dhjetor 2020, 21:31, Aktualitet CNA
'I riu po mbahet në Komisariat në gjendje të

Policia e Tiranës ka mohuar deklaratat e protestuesve të cilët sot thanë se një i ri, i arrestuar gjatë protestës, po mbahet në Komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore.

Referuar njoftimit zyrtar, i riu  me inicialet A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe këtë e konfirmon dhe mjeku.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale se shtetasi me iniciale A.B., 20 vjeç, është në gjendje të rëndë shendetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 ju sqarojmë se: Shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ??Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?, ?Prishja e qetësisë publike?, ?Shkatërrimi i pronës me zjarr? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ??Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike?? ndodhet në gjendje të mirë shendetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit. DVP Tiranë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

 

Lajmet e fundit nga