LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gënjeshtrat e mohuesve:Ja sa është numri real i asimptomatikëve me Covid-19

13 Dhjetor 2020, 07:28, Blog CNA
Gënjeshtrat e mohuesve:Ja sa është numri real i

Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusit, me synim sfidimin e masave kufizuese për të menaxhuar emergjencën shëndetësore të nxitur nga Covid-19, pretendon se 95 për qind e njerëzve që kanë rezultuar pozitivë me SARS-cov-2 janë asimptomatikë, prandaj është e pamotivuar të mbyllen shumica e aktiviteteve, dhe privimi nga disa liri për shkak të një sëmundjeje që i paraqet simptomat e saj tek vetëm 5 për qind e subjekteve që rezultojnë pozitivë në testet diagnostike.

Kjo është një deklaratë e rreme, sa sipërfaqësore, mos-respektuese dhe ofenduese, dhe nëse do të ishte sadopak e vërtetë, ai ?5 për qind? i simptomatikëve sërish do të kushtonte shumë.

Vetëm në Itali, janë regjistruar mbi 61.000 të vdekur deri më tani, dhe gati 1 milion të prekur dhe shëruar, dhe mbi 710.000 raste të reja.

Por çfarë këmbëngulin të mos shohin mohuesit e Covidit-19? Çfarë do të thotë të jesh asimptomatik? A mund të konsiderohet një person asimptomatik i përjashtuar nga pasojat e infektimit me SARS-CoV-2?Për një individ që sapo ka rezultuar pozitiv në testin e tamponit, rrjedha e infeksionit mund të zhvillohet në pesë mënyra të ndryshme: asimptomatologjia (mungesa e shenjave të dukshme klinike), paucisymptomatology (12 për qind e rasteve shfaqin shenja të lehta dhe të gripit të zakonshëm), simptoma të lehta (25 për qind), të rënda (5 për qind) dhe kritike (0.8 për qind).

Kur flasim për asimptomatikët, u referohemi atyre njerëzve që nuk kanë simptoma në kohën e testit, por që duke e pasur infeksionin në zhvillim, shpesh me një ngarkesë virale të barabartë me atë të një simptomatiku,janë infektivë për të tjerët, madje për më shumë se 14 ditë, dhe janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e infektimeve.

Po cilat janë të dhënat reale?Në fillim të pandemisë u testuan vetëm ata që shfaqnin simptoma. Më pas u vendos të kryheshin teste edhe mbi ata që kishin rënë në kontakt me një rast pozitiv, dhe sot testi kryhet edhe për kontaktet e ngushta me një rast pozitiv të caktuar, por vetëm pas një periudhe izolimi.

Meqë të dhënat që ka në dispozicion komuniteti shkencor nuk janë shumë organike, për momentin shkalla e simptomatikëve të diagnostikuar në Itali dhe në botë, është rreth 55 për qind. Megjithatë disa prej tyre, zhvillojnë simptoma brenda 10 ditëve të para.

Në fund, numri real i pozitivëve asimptomatikë është midis 20-45 për qind, ndërsa simptomatikët tek gripi i zakonshëm (H1N1) janë midis 56 dhe 80 për qind. Për më tepër, tanimë është e qartë se një infeksion me SARS-CoV-2 mund të ketë pasoja, pavarësisht nga fillimi i sëmundjes me simptoma të dukshme.

Disa studime tregojnë se një pjesë e mirë e rasteve pozitive asimptomatike (më shumë se 50 për qind) tregojnë anomali të dukshme në lobet e mushkërive (njërën ose që të dyja) pas ekzaminimit me skanerin CT. Por shkalla në të cilën këto dëmtime kanë pasoja me kalimin e kohës, mbetet për t?u sqaruar.

SARS-CoV-2 mund të jetë i rrezikshëm edhe për ata që nuk shfaqin simptoma të Covidit. Pra studimet e cituara flasin për një realitet krejtësisht të ndryshëm nga ai mbi të cilin mbështeten mohuesit dhe mbrojtësit e lirive të diskutueshme të jetës, duke injoruar çdo masë mbrojtjeje.

Nën dritën e faktit se mund të ketë pasoja edhe për ata që nuk shfaqin simptoma, dhe se shumica e infeksioneve vijnë nga asimptomatikët, është e nevojshme që të jeni gjithmonë vigjilent dhe të vëmendshëm ndaj respektimit të masave parandaluese (distanca, maska, izolimi …).

Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me zvogëlimit të ndikimit që ka pandemia mbi sistemet shëndetësore, por edhe në shenjë respektit për ata që kanë vuajtur nga sëmundja, apo kanë humbur një familjarin e tyre, si edhe për ata që punojnë çdo ditë për të lehtësuar vuajtjet e të sëmurëve./Përshtatur nga CNA.al

https://www.focus.it/comportamento/psicologia/covid-bugie-negazionisti-asintomatici

Lajmet e fundit nga