LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon avokati Goxhaj/ Policia dhunon protestuesin, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore

13 Dhjetor 2020, 19:45, Politikë CNA
Denoncon avokati Goxhaj/ Policia dhunon protestuesin, i riu në gjendje

Avokati Altin Goxhaj ka bërë mbrëmjen e sotme një denoncim të fortë, lidhur me një protestues të shoqëruar nga policia.

Goxhaj deklaroi se një i ri është dhunuar nga efektivët dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha në Fax News se është duke shkuar në komisariatin Nr.1 me një ambulancë, pasi pretendon se 19-vjeçarit i refuzohet shërbimi shëndetësor.

?Dua që të bëj një denoncim, Andrea Bregu është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në komisariatin nr.1 dhe i refuzohet shërbimi shëndetësor. Pasi e kanë rrahur, 19-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk po i ofrojnë shërbimin shëndetësor. Dua ta bëj në media këtë denoncim dhe ta bëj publik, Andrea Bregu quhet 19-vjeçari dhe unë po nisem për aty po marr dhe ambulancën?, theksoi Goxhaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga