LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe publikon pamjet e protestës/ Ironizon opozitën: Këta janë! Kaq dinë të bëjnë!

13 Dhjetor 2020, 21:09, Politikë CNA
Braçe publikon pamjet e protestës/ Ironizon opozitën: Këta

Zv.kryeministri Erion Braçe, ka publikuar pamje nga protesta që u zhvillua mbrëmjen e sotme për vrasjen e Klodjan Rashës.

Ai deklaron se një numër i vogël protestuesish po shkatërrojnë semaforët, tabelat, stacionet e autobusave dhe koshat e plehrave.

Sipas tij, fëmijët po përdoren kriminalisht për të përhapur infeksionin masivisht në Tiranë.

?Ja kaq! Por fuqi e mjaftueshme per: Te thyer semaforet, shkaterruar tabelat, bere copash stacionet e autobuseve, djegur koshat e plehrave, perdorur kriminalisht femijet;

Te perhapur infeksionin edhe me gjere e masivisht ne Tirane, nje qytet qe ka cdo dite mbi 350 te infektuar te rinj, 4, 5, 6 te vdekur nga infeksioni cdo dite!

Keta jane! Kaq dine te bejne! Keshtu e kane nisur heret, te tille do jene deri sa te shuhen! Nuk jemi njesoj, keta shkaterrojne, ne ndertojme, keta djegin, ne sherbejme?, shkruan Braçe në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga