Connect with Us

Po e humb Gjermania kontrollin mbi pandeminë?

Bota

Po e humb Gjermania kontrollin mbi pandeminë?

Publikuar

-

Po e humb Gjermania kontrollin mbi pandeminë?

Gjermania që konsiderohej si nxënësja shembullore në Europë për shkak të menaxhimit të mirë të pandemisë, tani po përballet jo vetem me shifra të larta infektimesh me virusin Corona, por edhe të vdekjeve. Instituti „Robert Koch” bëri të ditur të shtunën më shumë se 28.000 infektime në ditë, kurse numri i vdekjeve është rritur me 496 vetë. Masat e marra në nëntor qartazi nuk e arritën efektin e tyre. Tani për shkak të shifrave në rritje të infektimeve janë rritur kërkesat, që të kufizohet jeta publike edhe para krishtlindjeve.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e cilësoi situatën „shumë serioze”. „Nëse si tani do të vazhdojnë të infektohen dhjetëra mijëra vetë me virusin, nëse vdesin qindra vetë në ditë nga virusi, atëherë kjo do të thotë, se urgjentisht ne duhet të forcojmë përpjekjet tona në luftë kundër pandemisë.” „Kemi nevojë për një përgjigje të përgjithshme gjermane”, tha edhe kryeministri i landit Renani Veriore-Vestfali, Armin Laschet të premten në Dyseldorf. „Ne nuk duam një mozaik në të gjithë Gjermaninë, ku secili land ndjek rrugën e vet.”

Mbyllje e plotë, për shkollën vendosin prindërit

Në Gjermani flitet për një mbyllje deri më 10 janar, në të njëjten kohë duhet të mënjanohen blerjet masive. Detyrimi për shkollën do të mbetet, por do të hiqet detyrimi për mësimin me prezencë në shkollë. Që nga e hëna faktikisht prindërit mund të vendosin në landin me popullsinë më të madhe në Gjermani, Renani Veriore-Vestfali nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë apo do t’i lenë në shtëpi.

Peter Altmeier CDU mit Maske

Të dielën kancelarja gjermane, Merkel dhe kryeministrat e landeve do të debatojnë për mënyrën e veprimit të mëtejshëm në kuadër të pandemisë. Me shumë gjasa pritet një mbyllje e jetës publike, ajo që diskutohet është koha, kur duhet të fillojë ajo dhe sa do të zgjasë. Para konsultimeve të federatës dhe landeve, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier kërkoi që të veprohej shpejt edhe para krishtlindjeve. „Gjendja e pandemisë është përshpejtuar shumë keq në tre ditët e fundit. Ne jemi sërish në një fazë të rritjes eksponenciale dhe po shohim, se repartet e parat të trajtimi intensiv po arrijnë kapacitetet e trajtimit”, tha Altmeier për rrjetin redaksional „Deutschland”. Nuk mund të presim deri në kohën e krishtlindjeve, tha ai. „Duhet të sqarojmë tani, si duhet vepruar, ndryshe humbasim kontrollin mbi pandeminë.”

LEXO EDHE:  Josif Stalin/ Nga një djalë i rrugës, në krye të diktaturës sovjetike

Kush nuk e do mbylljen e plotë?

“Ajo që është e qartë, është se edhe tregtia e pakicës duhet të mbyllet. Ne duhet të kufizojmë maksimalisht kontaktet”, tha kryeministrja e landit të Pomeranisë-Meklenburgut, Manuela Schwesig. Kurse eksperti socialdemokrat për shëndetësinë, Karl Lauterbach tha se “kemi nevojë që në javën e ardhshme për një mbyllje të fortë në të gjithë federatën përfshirë edhe mbylljen e shkollave”, tha ai për “Rhenische Post”. Ndërkohë që tani disa lande kanë vepruar. Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann ka vendosur që nga e shtuna kufizime të përgjithshme për daljen edhe gjatë ditës. Saksonia fillon nga e hëna një lockdown të plotë. E diela do të vendosë, si do të veprohet më tej./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Navalny pranë vdekjes, mjeku i opozitarit rus denoncon gjendjen e rëndë

Publikuar

-

Nga

Navalny pranë vdekjes, mjeku i opozitarit rus denoncon gjendjen e rëndë

Meku i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, që është në javën e tretë të grevës së urisë në qelinë e tij, thotë se gjendja shëndetësore e tij po degradon me shpejtësi dhe se 44-vjeçari mund të jetë në prag të vdekjes.

Doktori Yaroslav Ashikhmin deklaroi se rezultatet e testeve që ai mori nga familja e Navalny-t tregojnë se ai ka një nivel tepër të lartë të kaliumit, që mund të shkaktojë një arrest kardiak dhe ngre nivelet e kreatininës, që tregon se veshkat janë të dëmtuara.

“Pacienti ynë mund të vdesë në çdo moment”, tha mjeku në një postim në Facebook.

Navalny është kritiku më i fortë i presidentit rus Vladimir Putin. Mjekët e tij personalë nuk janë lejuar ta vizitojnë në burg. Ai hyri në grevë urie në shenjë proteste dhe filloi të ndjente dhimbje të forta në kurriz dhe humbjen e fuqisë së këmbëve.

Nga ana tjetër, shërbimi rus i burgjeve ka deklaruar se Navalny po merr të gjithë ndihmën që i duhet.

44-vjeçari u arrestua më 17 janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku kishte kaluar 5 muaj për t’u rikuperuar nga helmimi me agjent nervor Noviçok, veprim për të cilin ai fajëson Kremlinin./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Futbollistët të patestuar për COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në shumicën e ligave të mëdha të futbollit në Evropë dhe në botë, futbollistët testohen për COVID-19 para çdo ndeshjeje, por kjo nuk ndodh në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët kosovarë kanë bërë testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm në rastet kur është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit e ka bërë vitin e kaluar klubi i ‘Dritës’ nga Gjilani, kur ka marrë pjesë në garat parakualifikuese për Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Por, për garat vendore, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk i ka obliguar klubet që të bëjnë teste para çdo ndeshje.

Drejtori i klubit të futbollit ‘Drita’, Valon Zymberi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur mungesë të testeve për COVID-19.

“Te ne ka qenë gjithmonë problem numri i testimeve ose sigurimi i testimeve, qoftë edhe nga ana e shtetit dhe për këtë arsye ne i kemi bërë vetëm në fillim të sezonit testet, ndërsa tani i kemi bërë privatisht dhe nuk kemi pasur ndonjë obligim. Si këshillë nga Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë që në rast se ka ndonjë alarm apo diçka të tillë, të izolohen apo të marrim vendime vetë klubet, mirëpo fatmirësisht nuk kemi pasur të infektuar”, thotë Zymberi.

Sipas tij, testimi i shpeshtë do të ndikonte keq në gjendjen emocionale dhe psikike të futbollistëve.

LEXO EDHE:  “Rastet do pakësohen”/ Pipero: Gjysma e dytë e majit do jetë më e lirë për qytetarët dhe ekonominë

LEXO EDHE:  Paniku vret më shumë se çdo epidemi...!

“Ndoshta për shëndetin do të ishte mirë, por sigurisht në anën psikologjike ose në anën emocionale të lojtarëve, nëse do të bëhej një testim në çdo ndeshje edhe në Superligën e Kosovës, mendoj se do të ishte një gjendje e rënduar psikologjike. Për këtë arsye, mendoj se do të ishte një barrë shumë e madhe në rast të testimeve. Por, sigurisht, për shëndetin e të gjithë neve në komunitetin e futbollit, ndoshta do të ishte më mirë”, thotë Zymberi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht ka rekomanduar të bëhen teste për COVID-19, në mënyrë që pandemia të mbahet nën kontroll.

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, thonë se të gjitha klubet kanë mundur t’i testojnë futbollistët e tyre dhe stafin në IKSHPK.

“IKSHPK-ja u është përgjigjur gjithmonë pozitivisht federatave të sporteve në Kosovë për të testuar sportistët që kanë marrë pjesë në gara të ndryshme në nivele ndërkombëtare, por edhe në garat nacionale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe parandalimit të përhapjes së infeksionit te sportistët”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë. REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid/ Kosova regjistron 11 viktima dhe 364 infektime

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të dielën në Kosovë 11 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 364 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,501 mostrave.

Kjo nënkupton që 10.3 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 18 prill janë shëruar 529 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 12,433.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,072 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Gjermania hap departament enkas për vizat

LEXO EDHE:  "Rastet do pakësohen"/ Pipero: Gjysma e dytë e majit do jetë më e lirë për qytetarët dhe ekonominë

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit./ REL

LEXO TE PLOTE