LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk i evidentojmë defektet”/ Lleshaj: Kamerat e sigurisë kanë zbardhur gjithçka

12 Dhjetor 2020, 19:52, Politikë CNA
“Nuk i evidentojmë defektet”/ Lleshaj: Kamerat e sigurisë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, në një lidhje me Report tv, mbrmëjen e sotme ka folur sërish për vrasjen  e të riut Klodjan Rasha nga një efektiv policie.

Lleshaj u shpreh se po bëhet hetimi penal  dhe se dinamika e ngjarjes është e zbardhur nga një mori kamerash.

Sipas tij puna në policinë e Shtet ka nevojë për përmirësim, por nuk mund të evidentohen defektet në zinxhirin e komandimit të policisë.

“Kamera e trupi nuk prish punë pasi ajo do të na tregonte rrjedhjen e ngjarjes, ndërkohë që dinamika e ngjarjes është e zbardhur nga një mori kamerash. Tashmë është e provuar që ngjarje është bnë tejkali8m të mbrojtjes në kushte ligjore të punonjësit të Policisë.

Ne kemi nevojë të analizojmë dhe të përmirësojmë punën e policisë.  Por nuk evidentojmë defekte në zinxhirin e komandimit të policisë, sipas vlerësimit të deritanishme është e gjitha një dramë e sjelljes së papërshtatshme e një polici të vetëm të policisë. Duhet parë sepse por ende nuk e kemi një persë. Vetë punonjësi i policisë nuk e ka thënë ende pse.  Motivi dhe detajet e vendimmarrjes së punonjësit të policit në ato çaste mbeten për tu sqaruar“, tha Lleshaj./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga