Connect with Us

Një mesazh dashurie dhe leksion mirësie nga Kisha Orthodhokse e Korçës

Sociale

Një mesazh dashurie dhe leksion mirësie nga Kisha Orthodhokse e Korçës

Publikuar

-

Shumë zgjedhin të reklamohen, të paguajnë para nëpër studiot televizive për të shpalosur sesi mbledhin para dhe japin donacionet e bëjnë dhurata me të ardhurat që mbledhin. Por ka edhe një mënyrë tjetër për të ndihmuar me mirësi dhe dashuri.

Ndoshta kjo lloj forme nuk përbën lajm, nuk raportohet nga mediat vetë dhe gjithmonë duhet të jenë vetë bamirësit që të dalin edhe të flasin. Në fakt ka një rast ndryshe, ky është i Mitropolisë së Korçës.

Kisha Orthodhokse ka zgjedhur të ketë një tjetër sjellje dhe formë bamirësie në një mënyrë krejt të veçantë. Mitropolia e Korçës prej shumë vitesh ushqen rreth 100 persona çdo ditë në pesë ditë të javës, dhe ditën e gjashtë u jepet ushqime me vete.

Janë 100 frymë që Kisha Orthodhokse i ushqen, jep një ndihmë për të varfërit e të varfërve, për ata që janë në rrugë, për ata që nuk kanë ku të hanë një copë bukë, për pleq të vetmuar, për njerëz të mjerë. Këtë nuk e bën me show, por e bëjnë çdo ditë nga e hëna në të premte me dashuri për gati 100 njerëz.

Me kontributin e kishës dhe disa besimtarëve arrihet të sigurohet udhqim i vazhdueshëm për këta 100 persona të varfër. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Mitropolisë së Korçës kryen një akt shpirtëror dhe përpiqet të jetë sa më pranë komunitetit, atyre që janë më të braktisurit, që kanë më shumë nevoja, siç e përmendëm më lart, të varëfrit e të varfërve dhe kjo bëhet me shumë dashuri nga mitropoliti i Korçës, Imzot Johani.

LEXO EDHE:  Bushati takim tre-ditor me ministrin grek/ Zbardhet tema e diskutimit

Në gati pesë vite ushqimi jepet pesë ditë në javë dhe dita e gjashtë jepet me vete. Por kjo traditë ka më shumë se një dekadë që ndodh në këtë Mitropoli.

Është një rast i veçantë sepse përveç faktit që është një bamirësi dhe ndihmë për të varfrit është një rast që nuk reklamohet si diku tjetër, ku nuk ka një mesazh me zhurmë dhe klerikë që dalin dhe flasin e tregojnë me shurmë të madhe për bamirësinë.

Gjithçka bëhet me heshtje, mediat ndoshta nuk e shohin, por këto janë rastet kur mediat duhet të kthejnë sytë dhe të shikojnë këto mesazhe mirësie dhe dashurie që vijnë nga komunitetet. Rasti i Kishës Orthodhokse në Korçë është një nga më të veçntët dhe ndoshta më të bukurit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

FOTO-Dielli lind ndryshe në Korçë/ Qyteti plot ngjyra në festën e Karnevaleve

Publikuar

-

Nga

Korça është një nga qytetet që rizgjoi traditën e karnevaleve. Sot në këtë qytet festohen Karnevalet, ku njerëzit kanë sjellë një sërë kostumesh dhe personazhezh nëpërmjet maskimeve të tyre.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane , Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt.

Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.

LEXO EDHE:  Situata e pandemisë/ Ambasada e SHBA jep mesazhin e fortë: Parlamenti gur themeli i demokracisë

LEXO EDHE:  Faktet/ Ngjasimet dhe dashuria Edi Rama-Çim Peka

Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Maturantët në protestë/ Akuza Evis Kushit: Na mashtruat

Publikuar

-

Nga

Maturantët kanë dalë sot në një protestë para Ministrisë së Arsimit. Protesta vjen një ditë pas provimit të Matematikës, për të cilin maturantët pretendojnë se pyetjen ishin shumë të vështira.

Maturantët janë mbledhur në protestë dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen, derisa të ketë një përgjigje nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Maturantët pretendojnë se Evis Kushi i ka gënjyer, duke iu thënë se pyetjet nuk do ishin të vështira.

LEXO EDHE:  Situata e pandemisë/ Ambasada e SHBA jep mesazhin e fortë: Parlamenti gur themeli i demokracisë

LEXO EDHE:  Shenjat më të pafata/ Kanë koleksion zhgënjimesh në dashuri

“Protesta jonë ka të bëjë me ata që nuk i mbajtën premtimet. Ministri e turpit, na gënjyet. Do protestojmë gjatë gjithë javës, derisa e drejta jonë të shkojë në vend. Nuk do futemi as në provimet e tjera, derisa të na japin një përgjigje. Presim një përgjigje nga Evis Kushi.

Ajo doli e tha që pyetjet do ishin të lehta, do kuptoheshin, por jo ishte një mashtrim.”-tha një maturante, në një prononcim për Report tv.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Vjehrra më shkatërroi jetën”/ Gruaja rrëfen konfliktin në familje, lutja përlotëse për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka mbërritur një rrëfim ku në thelb është ndërhyrja e vjehrrës në çift. Një grua që ka dëshiruar të mbetet anonime tregon se si nëna e ish-burrit të saj ndikoi derisa ajo marrëdhënie shkoi në dhunë e ajo u detyrua të largohet, ndërsa gjykata nuk ia dha fëmijët për shkak të gjendjes ekonomike.

Prekëse është lutja që ajo bën për vajzat që të pranojnë ta takojnë e të kuptojnë se çfarë kushtesh ekstreme të dhunës e kanë detyruar të ikë natën nga shtëpia. Kjo situatë konfliktuale, e gjendur shpesh në realitetin tonë, është marrë në analizë nga specialistët, psikologe Aleksandra Puci dhe avokat Saimir Lame. Pasi janë njohur me jetën e rënduar të kësaj gruaje që është përballur me akuzat e stisura për tradhti bashkëshortore, psikologia Puci thotë se ndërhyrjet e palëve të treta, kanë impakt shumë negativ, ndërsa shton se ndodh rëndom që gratë tolerojnë dhunën duke shpresuar se raportet do rregullohen apo se edhe një fëmijë do i afrojë edhe më shumë.-raporton bw.

LEXO EDHE:  Faktet/ Ngjasimet dhe dashuria Edi Rama-Çim Peka
LEXO EDHE:  ‘Më jep një shans’, moderatorja shqiptare merr mesazhin e sikletshëm në transmetim live

“Kur partnerët nuk kanë pasur komunikim që në fillim, nuk mund ta kenë më vonë..”-thotë Puci.

Avokati Saimir Lame shprehet mbi këtë histori a situata të ngjashme se prindërit e divorcuar keqkuptojnë procesin, pasi mendojnë se do humbin të drejtën e prindërimit e shton se pikërisht këtu është roli i gjykatës për të ndarë siç duhet përgjegjësitë e secilit. Lame vëren se ish-partnerët i përdorim fëmijët si hakmarrje ndaj njëri-tjetrit, e pranon se palët vënë shpesh si faktor kryesor të ndarjes, ndërhyrjen e familjarëve, në rastin konkret të vjehrrës e cila manipuloi dhe vajzat e vogla për t’i larguar nga nëna e tyre.

LEXO TE PLOTE