LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis protesta në qytetet e vendit/ Shoqërohen disa persona në Tiranë e Durrës, në Elbasan i vihet flaka..

12 Dhjetor 2020, 17:25, Aktualitet CNA
Nis protesta në qytetet e vendit/ Shoqërohen disa persona në

Ka nisur  tashmë protesta e qytetarëve në qytete të ndryshme të vendit për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Në Elbasan një numër i madh qytetarësh kanë dalë në shesh, ndërkohë që i kanë vënë flakën edhe një peme të mbjellë në qytet.

Edhe në qytetin e Durrësit ka nisur protesta, ku mijëra qytetarë kanë vërshuar në rrugët e qytetit me pankarta dhe thirrje kundër Ardi Veliut, ndërkohë që ka patur edhe 2 persona të shoqruar nga policia.

Gjithashtu në Tiranë është shoqëruar një i ri. Sipas ballkane ëeb i riu që identifikohet si Mexhit Kastrati përsërit se nuk ka bërë asgjë dhe kërkon ndihmë.

?S?kam bërë asnjë gjë. S?kam bërë asnjë gjë. Ju lutem më ndihmoni?, thotë i riu teksa merret nga policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga