Politikë
“Më bënë paturpësisht vrasës”/ Lleshaj flet pas largimit: Dua të gjej reflektim!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili dha dorheqjen pak ditë më parë, ka folur sërish për largimin e tij.
Në një intervistë për Report tv, ai tha se disa politikanë i kanë drejtuar gishtin sipas tij paturpësisht duke e quajtur edhe vrasës.
“Me të thënë të drejtën jam indiferet ndaj reagimeve sepse kjo ka qenë një lëvizje personale.
Dua të gjej edhe reflektim. Ne nuk na mban në këmbë vetëm ligji ,por morali vlerat shoqërore, morali. Në respekt të mortit të një familje shumë të nderuar kam menduar që të bëj një gjest. Doreheqja ka dhe një simbol politik., u gjeta në mënyrë të pandershme në zjarrin politik të disa përfaqësuesve politik të cilët drejtuan gishtin drejt meje duke mos pasur marren dhe as turpin për të më quajtur vrasës. Ky ishte një aspekt i papranueshëm. Nuk hezitojnë të drejtojnë gishtin kundrejt meje ndërkohë që skanë marrë përgjegjësi për asgjë që skanë bërë.
E jap dorëheqjen në këto kushte thjesht për pak gjë për të thënë se unë nuk jam si ju ne nuk jemi si ju dhe se kemi tjetër sens qytetarie dhe në lidhje me postin’, tha ai./CNA.al