Connect with Us

Foto- Shpërthen në flakë makina tek “Gjuhët e huaja”

Kronika

Foto- Shpërthen në flakë makina tek “Gjuhët e huaja”

Publikuar

-

Një makinë ka shpërthyer në flakë paraditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur përballë fakultetit të “Gjuhëve të huaja”. Nga fotot e siguruara nga CNA.al duket sa makina është përfshirë nga flakë të mëdha zjarri.

Paraprakisht dyshihet se ka të bëjë me nje defekt teknik. Ndërkoë autoritete ndodhen në vendin e ngjarjes, për normalizimin dhe sqarimin e situatës./CNA.al

LEXO EDHE:  Panik në Tiranë/ Flakët përfshijnë një magazinë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

U grabit dhe torturua nga 10 persona/ Biznesmeni “zbërthen” ngjarjen, tregon shumën që i morën

Publikuar

-

Nga

Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili ra pre e grabitjes në banesë mëngjesin e sotëm, rrëfen tmerrin e përjetuar në aq kohë sa zgjati e gjithë ngjarja.

Ai tregon se grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, duke u munduar të marrin informacion se ku gjendej çelësi i kasafortës.

Për mediat ai tregon se një nga autorët e grabitjes me armë, ishte i veshur me uniformë policie.

Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më. Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt.



LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ 75 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në Vorë

Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha biznesmeni./CNA.al

Grabitet në banesë biznesmeni/ Policia jep detajet e para

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet në banesë biznesmeni/ Policia jep detajet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur banesën e biznesmenit në Nikël të Fushë Krujës, duke marrë me vete një shumë të konsiderueshme të hollash.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Familjet e heronjve kanë nevojë për bukë, jo për ‘like’/ Bejtja ngre tonet ndaj autoriteteve

LEXO EDHE:  Panik në Tiranë/ Flakët përfshijnë një magazinë



Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Fier/ Të tjera detaje dalin në dritë, automjeti me targa kosovare

Publikuar

-

Nga

Makina e djegur e cila u gjet dhe që dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin ndaj Demir Backës, mësohet se ka qenë me targa të Kosovës.

Ajo çfarë policia po përpiqet të mësojë nëpërmjet hetimeve, është të verifikojë nëse targat janë reale, periudhën kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri, në pronësi të kujt është dhe numrin e personave të përfshirë në atentat.



Në automjetin ‘C Class’, të gjetur në fshatin Daullas në Bay-pass, u zbuluan gjithashtu 2 armë zjarri, 16 gëzhoja, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.

LEXO EDHE:  Zjarr i fuqishëm në Lezhë/ Flakët përpijnë masivin pyjor

LEXO EDHE:  OSHEE vijon punën/ Ja zonat ku nuk do të ketë energji elektrike

Ngjarja e bujshme në Fier dyshohet se është kryer për hakmarrje dhe policia po heton mbi të shkuarën e viktimës Demir Backa. Mësohet se Backa pak kohë më parë është përfshirë në një konflikt me një person të njohur për drejtësinë, i cili ka qenë edhe subjekt i OFL-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE