LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çuni i Fahriut paralajmëron Ramën/ S’po durojmë më, jemi si arinjtë në gjumë që po u zgjuam të ruhesh

12 Dhjetor 2020, 14:17, Politikë CNA
Çuni i Fahriut paralajmëron Ramën/ S’po durojmë

Ish deputeti demokrat, ccuni i Fahriut, Klevis Balliu i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të largohet sa më shpejt. Balliu e  ka paralajmëruar Ramë  se nëse nuk largohet, Partia Demokratike do të zgjohet sa më shpejt.

?Kupa u mbush dhe s?po durojmë më, ik sa më parë na hap rrugën se jemi si arinjtë në gjumë që po u zgjuam të ruhesh. Do e kesh keq se po revoltohemi?, thotë ndër të tjera Balliu nvë një intervistë për News 24.

?Pse Edi Rama është gati të gjakosë Shqipërinë dhe nuk largon Ardi Veliun? Pse Edi Rama është gati të lajë me gjak rininë shqiptare dhe mbron Ardi Veliun? Ky skemën e ka bërë gati dhe e ka bërë me Ardi Veliun. Është Ardi Veliu që ka punësuar militantët e partisë për vota elektorale në Policinë e Shtetit, prandaj nuk e lëshon dot.
A është dhunë kur i hidhet foshnjës gaz lotsjellës në shtëpi. A është dhunë kur i thyen zonjave këmbë e duar, a është dhunë kur merr gazetarët? Unë e quaj këtë dhunë, të më quash dhunë se djeg kazanët e plehrave?
Përse nuk ka para për rrogat, pensionet, për investime në arsim. Mirë që i bëjnë këtë, por dhe i dhunojnë dhe i vrasin. Nuk mund të pres asgjë tjetër nga një kryeministër i pafytyrë. Regjimi i Edi Ramës është një shartisje mes sistemit demokratik dhe diktatorial. Kemi një parlament fasadë, por bëjnë çfarë thotë partia. Dhe Maduro, e njëjta fasadë. Rama fshiu institucione, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë?, tha Balliu.

Lajmet e fundit nga