LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vendi ka hyrë në një cikël të vështirë”/ Malaj: Shqiptarët kanë fuqi të rrëzojnë qeverinë

11 Dhjetor 2020, 15:28, Aktualitet CNA
“Vendi ka hyrë në një cikël të

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj teksa ka analizuar situatën në vend, që nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie, tek protestat e qytetarëve në shenjë rebelimi kundër qeverisë, theksoi se Shqipëria ka hyrë në një cikël të vështirë.

Malaj tha se tërmeti si dhe vrasja e të riut, ishin katalizatorë të këtyre protestave. Sipas Malajt, rritja e zemërimit dhe e protestës, afrimi i zgjedhjeve parlamentare, krijojnë rriskun e një ambienti shoqëror të vështirë.

?I shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, Ngjarje tragjike. Dëshiroj të theksoj se duhet të bëjmë kujdes, por duhet të mbajmë qëndrim të rregullt me pronën private dhe publike. Duke ndjekur debatet në media, sigurisht që Shqipëria ka hyrë në një cikël të vështirë. Këto ngjarje janë katalizatorë për protesta.

Protestat kanë fuqi për të rrëzuar një qeveri, por prodhon kaos për qytetarët nëse nuk menaxhohet. Protestat janë rritur kudo në Europë. Nuk mbështes ata që thyejnë xhamet, por në një vend si Shqipëria, ku humbasin miliarda euro nga gjobat, të kërkosh që të mos ketë reagim, do të thotë se mund të jesh në shërbim të kastës, oligarkisë. Rritja e zemërimit dhe e protestës, afrimi i zgjedhjeve parlamentare, krijojnë rriskun e një ambienti shoqëror të vështirë. Kjo do të ndikojë negativisht. Është shqetësuese. Për shkak të pandemisë kudo në botë, konsumohet më pak. Ekonomia nuk fillon të ngrihet.

Më përpara kishte shpërndarje të mirë të të ardhurave. Është bërë e vështirë që të gjesh një punë, nëse s?ke trashëgimi mbështetëse. Të rinjtë nuk e ndjejnë se e kanë mundësinë, por ndihen pjesë e një realiteti të hidhur se e kanë të pamundur që të bëjnë karrierë në vendin e vetë. Avokat Ngjela duhet të kishte guximin ta pyeste kryeministrin Rama se a shkoi me charter në SHBA?! A takoi një përfaqësues të vaksinës Pfizer?!

Kryeministri si Sulltan, ikën me charter kudo. Njerëzit i shohin këto. Një ministër nuk duhet të japë dorëheqjen në rast se vdes një qytetar. Por në 30 vite të tranzicionit është vetëm Rama që zgjedh ministër si gjeneral. Një civil e sheh qytetarin si pjesë të tij. Ka policë që nuk njohin ligjin, por që unë dhe Islami apo të tjerë, janë armiq të partisë. Rama ka krijuar ambientin e sistemit diktatorial. Ambienti social shqiptar, me pabarazinë në rritje, është i mbarsur në një raport të brendshëm.?, tha Malaj për “News 24”./CNA.al

Lajmet e fundit nga