LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përball me vettingun/ KPK jep vendimin për gjyqatarin e skandaleve

11 Dhjetor 2020, 09:19, Vetingu CNA
U përball me vettingun/ KPK jep vendimin për gjyqatarin e skandaleve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Gjyqtarin e Apelit të Vlorës Sokol Ngresi, i njohur ndryshe si gjyqtari i skandaleve.

Ngresi u konfirmua në detyrë, ndonëse ndaj tij rëndojnë shumë afera korrupsioni.

Gjyqtari i Apelit të Vlorës është përballur me vetingun në datën 9 dhjetor, ku u përball me mungesë të theksuar financiar mbi ligjshmërinë e pasurisë.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Ngresi po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm Steven Kessler.

Në relacionin e lexuar gjatë seancës dëgjimore, relatorja Suela Zhegu konstatoi probleme me pasurinë e subjektit që lidheshin me pamundësi financiare për dy këste kredie për financimin e një apartamenti në qytetin bregdetar të Vlorës.

Gjyqtari i Apelit të Vlorës është i njohur për një sërë skandalesh. Nga burime të saj CNA.al mëson se Ngresi ka akuzuar dhe ka çuar në burg dadon e shtëpisë me pretendimin se i ka vjedhur 50 mijë euro. Përveç se e ka akuzuar punonjësen e shtëpisë, ai dyshohet se e shfrytëzonte edhe në të zezë.

Pavarësisht se është i përfshirë në shumë skandale dhe me konfirmimin e tij në detyrë duket sikur drejtësia e vjetër po kap drejtësinë e re, pasi Ngresi ka shtrirë tentakulat për të kapur Gjykatën e Lartë. /CNA.al.

Tentativa për të kapur Gjykatën e Lartë/ Tre skandalet e Sokol Ngresit

 

 

Lajmet e fundit nga