Connect with Us

U arrestua në Duabi/ Dalin detaje, si u shpall në kërkim nga SPAK, Plaurent Dervishaj

Aktualitet

U arrestua në Duabi/ Dalin detaje, si u shpall në kërkim nga SPAK, Plaurent Dervishaj

Publikuar

-

U arrestua në Dubai si pjesë e bandës së Durrësit/ SPAK kërkon ekstradimin në Shqipëri të Plaurnet Dervishajt

Plaurent Dervishaj, njeriu që është shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK për ekzekutimin e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005, mësohet se është arrestuar në Dubai. Ndalimi i Dervishaj dyshohet se është kryer nga policia e Dubait, pas kërkesës së prokurorisë së Posaçme SPAK, për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Shqipëri. Lajmi për arrestimin e Dervishaj ende nuk është bërë publik nga SPAK, por burime policore kanë konfirmuar për gazetarin Elton Qyno se Dervishaj është arrestuar në Dubai.

Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

Ndërsa sipas Luftar Recit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reccit. Me arrestimin e Plaurent Dervishaj, tashmë personi i vetëm që vijon të jetë në kërkim është Lulzim Berisha.

Kujtojmë se më 8 dhjetorin e javës së kaluar SPAK zbardhi dy ngjarjet e bujshme të 2005 ku me një diferencë prej 24 orësh u vranë Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliu. Për këto dy vrasje të akuzuarit kryesor janë Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe anëtarët e bandave të tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, ndërsa SPAK po i trajton të dy vrasjet në një dosje të vetme, duke akuzuar Lul Berishën dhe Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, i cili shoqëronte Lamajn në ashensor.

LEXO EDHE:  Thyen karantinën dhe u konfliktuan/ Policia arreston dy persona, në kërkim një tjetër

Ndërkohë që dje Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Asgjë nuk harrohet’, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 3 persona në Berat, procedohet penalisht një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një shtetas tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

• S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Sherr në autobusin e linjës Tiranë-Vorë/ Sulmohet me thikë pasagjeri

LEXO EDHE:  I jep fëmijës një qese me kanabis/ Arrestohet 21 vjeçari  

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Bota

Greqia i jep fund mbylljes totale/ Çfarë u vendos për kufijtë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendosur t’i japë fund mbylljes totale.

Mësohet se qeveria greke ka hequr oraret policore dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin lirshëm pa orar të kufizuar. Nga dita e hënë rihapen kopshtet dhe çerdhet.

Gjithshtu Greqi ka hapur kuftijtë tokësorë me vendet e BE, ndërsa për kufijtë me Shqipërinë nuk ka ende ndonjë vendim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje tronditëse nga krimi horror në Greqi/ 20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi horror që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën 20-vjeçaren Caroline Crouch dhe i dhunuan bashkëshortin, ndërsa shpëtoi vetëm foshnja 11-muajshe.

Sipas mediave greke, pas këtij krimi të rëndë dyhsihet se fshihet një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të profilizuar për vrasje.

Siç raportojnë mediet fqinje, kjo bandë përbëhet nga person që përdorin dhunë te tepruar, rrahje dhe lidhje me litar ndaj shënjestrave të tyre.

LEXO EDHE:  Sherr në autobusin e linjës Tiranë-Vorë/ Sulmohet me thikë pasagjeri

LEXO EDHE:  I jep fëmijës një qese me kanabis/ Arrestohet 21 vjeçari  

Për të shpëtuar pas krimeve tragjike, ata përdorin rrugicat dhe jo bulevardet kryesore, duke shmangur kështu postblloqet e policisë. Deri më tani, policia greke ka në “listën e zezë” 100 persona, që mund të jenë përfshirë në këtë krim./CNA.al

LEXO TE PLOTE