LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtënat në Vlorë/ Policia zbardh detaje nga konflikti

11 Dhjetor 2020, 19:29, Kronika CNA
Të shtënat në Vlorë/ Policia zbardh detaje nga konflikti

Disa të shtëna me armë janë regjistraur rreth orës 18:35, në lagjen ?24 Maji?, në Vlorë.

Blutë bëjnë me dije se në këtë zonë janë konfliktuar disa persona dhe dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Nga informacionet paraprake, raportohet se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, po janë shoqëruar disa të përfshirë.

Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen ?24 Maji?, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga