LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot dita e tretë/ Protesta nis tek Kryeministria, 900 efektivë zbresin në terren

11 Dhjetor 2020, 16:05, Aktualitet CNA
Sot dita e tretë/ Protesta nis tek Kryeministria, 900 efektivë zbresin

Ashtu sic ishte paralajmëruar, sot në orën 18:00 pritet të nisë sërish protesta për vrasjen e Klodian Rashës.

Pritet që qytetarët të grumbullohen para kryeministrisë aty ku do të jetë edhe pikënisja e kësaj proteste.
Mësohet se në terren ditën e sotme do të ketë më shumë forca policie, krahasuar me një ditë më parë. Konkretisht, për t?ju paraprirë çdo lloj situate, në terren do të jenë 900 punonjës policie.

Kujtojmë se dje për 4 orë qytetarë të shumtë u grumbulluan në pika të ndryshme të qendrës së Tiranës ku thyen xhama apo qëlluan institucionet kryesore në Bulevard, si dhe prishën disa sinjalistika rrugore.

Kjo është dita e tretë e protestave që zhvillohen për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës./CNA.al

Lajmet e fundit nga