LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra rekord nga Covid në Gjermani/ Rreth 30 mijë të infektuar dhe gati 600 viktima në 24 orë

11 Dhjetor 2020, 08:42, Kosova & Bota CNA
Shifra rekord nga Covid në Gjermani/ Rreth 30 mijë të infektuar

Gjermania ka regjistruar gati 30,000 raste të reja me koronavirus dhe 598 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Shkalla e infeksionit COVID-19 ka arritur një rekord për të dytën ditë me radhë.

Gjermania shtoi 29,875 infeksione të reja me koronavirus dhe 598 vdekje nga e enjtja në të premte, sipas agjencisë së kontrollit të sëmundjeve të vendit, Instituti Robert Koch (RKI).

Numri në rritje i rasteve dhe vdekjeve është më i larti i regjistruar ndonjëherë në një periudhë 24-orëshe në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.
Kjo është dita e dytë me radhë që numrat e të infektuarve dhe viktimave prej Covid shënojnë një rekord.

Zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në Gjermani të enjten e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht të brishtë”.

Gjermania vendosi një bllokim të dytë të pjesshëm në 2 nëntor. Pas këtyre kufizimeve u mbyllën restorantet dhe baret, njerëzit u këshilluan të punonin përsëri nga shtëpia dhe udhëtimet e panevojshme të eleminoheshin./CNA.al

Lajmet e fundit nga