Connect with Us

Protestat e dhunshmë për vrasjen e 25 vjeçarit/ Ngjela tregon kush fshihet pas tyre

Aktualitet

Protestat e dhunshmë për vrasjen e 25 vjeçarit/ Ngjela tregon kush fshihet pas tyre

Publikuar

-

“Meta po i vë zjarrin Shqipërisë që të shpëtojë paratë që ka grabitur”/ Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta. Çfarë do të ndodhë sonte në Tiranë

Protesta e organizuar prej dy ditësh për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe shkatërrimi i institucioneve shtetërore dhe sinjalistikave ka sjellë reagimin e avokatit Spartak Ngjela.

Përmes një postimi në rrjetin social, Ngjela akuzon opozitën jashtëparlamentare si përgjegjëse për dhunën e ushtruar dhe kaosin, duke shtuar se ata janë të friksuar nga reformma në drejtësi.

Sipas avokatit, ata që nuk zbatojnë ligjin, policia është e detyruar të ushtrojë forcë.

“Sot në Shqipëri nuk ka shtet që të jetë me shqiptarët. Të gjithë të korruptuarit e mëdhenj janë me alabakët që thyejnë qytetin, se, ata që po i paguajnë duan destabilizim të gjendjes në Shqipëri.

Si mund të lejojë policia njëqind alabakë të Saliut, ardhur nga skutat primitive të Shqipërisë, të thyejnë dhe plaçkitin Tiranën?

LEXO EDHE:  Ramës i ka ngecur fitorja në fyt/ Ku po kërkon shpëtim Kryeministri?

Gjithë policia e shtetit duhet të vijë këtu dhe t’iu tregojë vendin vandalëve. Policia, kundrejt dhunuesve të ligjit, është forcë,  nuk është përkëdhelje.

Nëse policia  nuk vjen në Tiranë me mjete, atëherë kuptohet se nuk e lë kryeministri.

Nëse nuk e lë kryeministri,  kryeministri është me ta, se ka frikë nga reforma antikorrupsion.

Asnjë nga këta të korruptuar nuk është me shqiptarët. Pasi i vodhën shqiptarët dhe u kapën në vjedhje, tani duan të shkallmojnë Shqipërinë, që të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Me një grup alabakësh primitivë, shumica kalamaj, të paguar nga korrupsioni i lartë.

Po Uashingtoni, a do t’i kërcënojë?

Duhet t’i kërcënojë rreptë që të tre: Ramën, Berishën dhe Bashën. Që të tre janë pas vandalëve”, shkruan Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Ramës i ka ngecur fitorja në fyt/ Ku po kërkon shpëtim Kryeministri?

LEXO EDHE:  Kapja e strukturave/ Basha urdhëron manipulimin e zgjedhjeve në bazë

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Kapja e strukturave/ Basha urdhëron manipulimin e zgjedhjeve në bazë

LEXO EDHE:  Ramës i ka ngecur fitorja në fyt/ Ku po kërkon shpëtim Kryeministri?

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ LSI sulmon Ramën

LEXO EDHE:  Pse Kina nuk është aq e fortë sa duket

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE