LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pozitiv në privat e negativ në shtet/ I riu kurohet për COVID pa e ditur nëse është infektuar

11 Dhjetor 2020, 21:22, Denoncim CNA
Pozitiv në privat e negativ në shtet/ I riu kurohet për COVID pa

Një 32-vjeçar nga Shkodra ka bërë një denoncim në emisionin ?Stop?, pasi është kuruar për COVID kur nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë, kjo pasi analizat e testit kanë qenë të gabuara. I riu në 24 Tetor është diagnostikuar në një klinikë private pozitiv ndaj COVID-19.

Për t?u siguruar ai ka bërë në të njëjtën ditë edhe një test në strukturat shtetërore dhe pas 5 ditësh i ka ardhur përgjigja, por këtë herë ai ishte negativ.

?Në datën 18 Tetor kam ardhur nga Belgjika. Pas dy ditësh kam pasur disa simptoma dhe dyshoja për COVID dhe iu drejtova një klinike private në Shkodër dhe bëra të gjitha analizat. Më thanë që ke COVID dhe më thanë të izolohesha, të dilja më vete dhe më dhanë shumë ilaçe, të bëja gjilpëra dhe vazhdova kurën për 2 javë. Po atë ditë unë bëra dhe testin në shtet dhe pas 5 ditësh më sollën përgjigje dhe isha negativ. Unë kam bërë shumë vizita dhe shumë kontrolle, pasi jam ndjerë keq nga ilaçet që kam marrë për 2 javë. Unë nuk e di akoma nëse e kam kaluar apo COVID-19, pasi privati më nxjerr pozitiv dhe shteti negativ?, tregon qytetari.

?Stop? ka ndjekur këtë rast dhe ka shkuar tek klinika private, por mjekja që i ka dhënë kurën pasi ishte me COVID-19.

Gazetarja: Kush mund të m?i shpjegojë?

Denoncuesi: Doktoresha!

Recepsionistja:  Tani, unë nuk kam askënd këtu për momentin, unë jam recepsionistja.

Denoncuesi: Doktoresha? Doktoresha është e sëmurë për vete. Edhe mjekët i ka kap COVID-i.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga diagnostikimi i të riut me COVID, sërish në shtëpinë e tij janë të gjitha analizat dhe ilaçet që ai ka marrë. I riu në praninë e ?Stop? ka komunikuar me infermierin që e ka kuruar për 2 javë me radhë dhe infermieri i thotë se duhet të bëjë testin serologjik për të kuptuar nëse ka qenë vërtet i infektuar apo është kuruar gabim.

Denoncuesi: Desha më të pyet, e kam pas apo s?e kam pas COVID-in?

Infermieri: Për Zotin, me ato shenja edhe e ke pas, por duhet me dit krejt ekzaktësisht. Sa kohë u bane?

Denoncuesi: Një muaj e gjysmë.

Infermieri: 1 muaj e gjysmë  tani. Me ba një serologjike dhe e gjen a e ke pas, a nuk e ke pas.

Denoncuesi: Ato gjilpërat, ato ilaçet që kam marrë kanë qenë për COVID?

Infermieri: Po, po ajo ka kenë, për mushkërinë. Kundër një asaj pune ka kenë.

Denoncuesi: Kanë qenë për COVID?

Infermieri: Po, po!/ tvklan.al

22:30 Denoncim

Gomari si autobot

Në Kagjinas të Ersekës një gomar është ngarkuar me shishe pl...

Lajmet e fundit nga