Showbizz
Ishte modele në klipin e tij/ Eugent Bushpepa flet për “tradhtinë” e Adrolës

Modelja Adrola Dushi ka qenë një protagonist në klipin e këngës së Eugent Bushpepa, “Stay with me tonight”. Nuk kaloi shumë kohë ngë klipi i Eugentit dhe Adrola u bë pjesë e një tjetër klipi, por me Capital T, në këngën “Cest la vie.”
I ftuar në Wake up, i pyetur nga moderatorja nëse ishte mërzitur për këtë fakt apo ishte një ogur i mirë për të, ai është përgjigjur:
“Në fakt kishte shumë ngjashmëri klipi të them të drejtën, por ishte ogur i mirë. Më pëlqen që frymëzimi kam qenë unë”, është shprehur Eugenti duke e krahasuar klipin e tij me atë të Capital që në të vërtetë në disa elemente janë të ngjashëm./ CNA.al