LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festat në kohë pandemie/ Ekspertët po diskutojnë mbylljen dhe zgjatjen e pushimeve të shkollave

11 Dhjetor 2020, 16:56, Aktualitet CNA
Festat në kohë pandemie/ Ekspertët po diskutojnë mbylljen

Komiteti teknik i ekspertëve po diskuton mundësinë e aplikimit të masave të tjera kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Mësohet se ndër propozimet e hedhura nga ekspertët janë, mbyllja më herët se ora 22:00 e mbrëmjes e të gjitha aktiviteteve, ndalimi i festimeve në grup për fundvit si dhe zgjatja e pushimeve dimërore për institucionet arsimore. Disa propozime janë që shkollat të mbyllen fundjavën e ardhshme për të rifilluar, më 11 janar.

Megjithatë, çdo vendim që do të dalë nga komiteti do të bëhet publik në fillim të javës që vjen. Ndërkohë, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se situata nga epidemia vijon të jetë kritike edhe pse ka një qëndrueshmëri sa i përket rasteve të reja.

Tomini tregoi edhe arsyet e rritjes së rasteve në terapi intensive dhe humbjeve të jetës. ?Kjo periudhë e caktuar, qoftë nga rrjetet sociale dhe dhëniet e mesazheve të gabuara për të mos kërkuar ndihmë spitalore, bëri që shumë të rrinin në shtëpi edhe kur rekomandohej shtrimi në spital?, thotë Tomini për A2./CNA.al

Lajmet e fundit nga