LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dua Lipa nuk ndalet me sukseset/ Rrëmben çmimin e rëndësishëm në “Billboard Women in Music”

11 Dhjetor 2020, 09:45, Lifestyle CNA
Dua Lipa nuk ndalet me sukseset/ Rrëmben çmimin e

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është nominuar për çmimin e lakmuar të ?Albumit të Vitit? në Grammy 2021 është vlerësuar me çmimin ?Poëerhouse? në ?Billboard Women in Music?.

Sipas Billboard, çmimi u dha nga senatori Bernie Sanders i Vermont, duke thënë se Lipa ?po lufton për të rinjtë, gratë, refugjatët, komunitetin LGBT dhe po përdor platformën e saj për t?i sjellë njerëzit në procesin demokratik. Ajo po ngre zërin e saj për të kërkuar ndryshime të vërteta,? tha Sanders për Lipën.

Këngëtarja e hitit ?Neë Rules?, pas marrjes së cmimit, foli për Sanders duke e quajtur atë një  ?hero personal? të sajin. Dua tha se është krenare për këtë çmim sepse përfaqëson qëndrimin në solidaritet me ?kolegët e saj artiste dhe gratë në të gjithë botën?. Ajo theksoi rëndësinë e barazisë duke përmendur se vetëm 2.6% e prodhuesve të këngëve Billboard Hot 100 janë gra, me më pak se 1% gra me ngjyrë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga