LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha nxjerr videon me veprat e PD në 30 vite/ Jemi zëri i qytetarëve

11 Dhjetor 2020, 10:03, Politikë CNA
Basha nxjerr videon me veprat e PD në 30 vite/ Jemi zëri i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjetin social, ku tregon të gjitha veprat e bëra nga PD, që nga vitet 1990, kur drejtohej nga Sali Berisha, e deri në ditët e sotme, duke uruar me këtë vide-mesazh 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Në video shfaqen disa fragmente të revoltave të PD, që sollën ndryshim, që nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, e deri te futja e Shqipërisë në NATO.

?30 vjet për demokracinë! Gjithmonë zëri i shqiptarëve?, shkruan Basha.

Mesazhi në video:

30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.

Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.

Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.

30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga