Connect with Us

‘Vuloset’ fati i Lleshajt/ Vendimi merret në Beograd

Opinione

‘Vuloset’ fati i Lleshajt/ Vendimi merret në Beograd

Publikuar

-

Vuloset fati i Lleshajt/ Vendimi merret në Beograd

Analisti Baton Haxhiu ishte i ftua mbrëmjen e djeshme në “Opinion” ku ka konfirmuar se mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ka një përplasje prej kohësh, duke mos përjashtuar shkarkimin e tij.

Lidhur më këto deklarata ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili shkruan se fati i Lleshajt është vendosur tashmë, dhe njëjtë si 75 vite më parël, vendimet për kabinetin në Tiranë merren në Beograd.

‘Lleshaj ministri i trete qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi!

Miq, ata qe ndoqen mbreme ne TV Klan emisionin Opinion te Blendi Fevziut, kuptuan qarte se fati i Gjeneral Hashashit ishte vendosur. Vendimin e komunikoi si me plotfuqi Baton Stanishiq.

Natyrisht nuk kam dhe nuk mund te kem asnje keqardhje per largimin e Leshajt por nuk mund te pajtohem me faktin qe vendimet per kabinetin ne Tirane merren njelloj si 75 vjet me pare ne Beograd.

Miq, Lleshaj i cili politikisht ndjese paste nuk eshte i pari minister qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi.

Para tij jane edhe Xhafaj dhe ne paraemerim por pas komunikimit nga Rama eshte edhe Veton Surroi, te cilin Beogradi nuk mund ta pranonte per shkak te qendrimit te palekundur qe ai ka mbajtur per pavaresine e Kosoves. sb./CNA.al

Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu: Rama përplasje prej kohësh me Lleshajn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës 

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bushati/ Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës 

Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulzim Basha është një vegël e Ramës, prej sot e kanë edhe një argument më shumë. Mënyra si u soll me analizën e humbjes dhe me hapjen e garës për të pasuar vetveten, tregoi se kreu demokrat nuk ka pikën e respektit ndaj procesit demokratik. Ai aplikoi me partinë e tij të njëjtin parim që Rama përdori për 25 prillin, atë se loja me zgjedhjet mbyllet shumë më parë se sa votuesit ti drejtohen kutive.

Nëse kryeministri i ndryshoi në mënyrë unilaterale regullat e lojës, nëse ai falë parave të buxhetit, krijoi kushte të pabarabarta konkurimi, nëse ai u soll gjatë gjithë kohës në rolin e dikujt që ka në dorë dhe gurin dhe arën, nëse ai i vizatoi si armiq kritikët e tij, Basha nuk i la asgjë mangut.

Ai po organizon një garë “fake” pikërisht në kohën kur PD ka më shumë nevojë për të kundërtën.

Atëherë kur të gjithë prisnin që zgjedhjet e radhës, të planifikuara për në korrik të shtyheshin, për ti hapur rrugë një drejtimi kolegjal, një diskutimi serioz, krijimit të alternativave të reja më bindëse, ai e afroi datën e tyre me një urdhër absurd. Qëllimi është i qartë, të mbysë zërat ktitikë dhe të vrasë opozitarizmin brenda partisë.

Askush tjetër nuk mund të gjejë shpjegim të ndryshëm për hapjen urgjente të regjistrimit të rivalëve që sot, kur ende nuk ka mbaruar procesi formal zgjedhor dhe kur nuk ka nisur asnjë diskutim për një alternativë të ndryshme në drejtimin e opozitës.

Për këdo është qesharake të mendojë se vetëm pas 5 ditësh, pra sa hap e mbyll sytë, çdo konkurenti të mundshëm do ti jetë djegur mundësia për të garuar. Dhe meqë grotesku duhet çuar deri në skaj, rivalët potencialë të Bashës nuk do të kenë dot as dy javë për të bërë fushatë kundër një kryetari, që jo vetëm udhëheq prej tetë vitesh partinë, por që për humbjen e dytë nuk e pa të nevojshme as të vetë ngrihej si pas disfatës së 2017-ës

Natyrisht, këto që po organizon Basha, në 13 qershor, nuk janë votime, por një maskaradë e turpshme. Për të komentuar ato, më shumë se ndonjë analizë serioze, do ia vlente ndonjë gaz i shfrenuar si ai që pamë disa ditë më parë tek “Të paekspozuarit”.

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/Berisha rast unikal në botë, pse nuk u ka asnjë faj shqiptarëve

LEXO EDHE:  Zbulohen arat me drogë në Krujë/Kush janë pronarët e lidhur me policinë

Kjo farsë nuk mëritonte më shumë sesa kaq. Por problemi, si me gjithë shakatë e bëra në momentin e gabuar është se ajo po vjen fill pas 25 prillit, kur kasaphana elektorale e Rilindjes mbetet një plagë ende e freskët.

Dhe me mënyrën se si Basha po karikaturizon garën e tij, ai nuk po bën gjë tjetër veçse po krijon alibi për Ramën. Me këtë karagjozllëk që po organizon PD-ja, në publik krijohet përshtypja se në Shqipëri askush nuk beson te parimet demokratike, te gara reale, te konkurenca e ndershme dhe tek kushtet e barabarta mes alternativave.

Partia më e madhe e opozitës po sillet me zgjedhjet njësoj si kemi parë të ndodhë në federatat sportive, në universitete apo në ojf të dorës së dytë, ku regullat i vendos dhe fitoren e merr ai që është më i forti.

Duke vulosur këtë model, Lulzim Basha po i bën nderin më të madh Edi Ramës.

Pas farsës zgjedhore në PD, kryerilindasi mund të thotë me gojën plot se, në këtë vend, të gjithë janë njësoj dhe se ai fitoi në 25 prill, pasi ishte më i zoti në mes të të ngjashmëve. Dhuratë më të madhe, në këto ditë, Edi Rama as nuk do ta kishte imagjinuar. Dhe atë nuk po ia bën as Toma, as Qifja. Por vetë shefi i opozitës, që po amniston edhe njëherë krimin e rivalit, duke i hapur rugë teorive të komplotit për një lidhje okulte mes tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Një SMS për Bardh Kadillin/ “Zbrit nga Titaniku dhe ruhu nga i mbyturi”

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët e shkëmbyen me një thes miell”/ Kadilli-Bashës: E ke djegur mundësinë për të kandiduar sërish

Nga Kreshnik Spahiu

Bardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, pavarsisht se kemi qenë kundërshtar politik.

Për ata që nuk e njohin do ju përmendja vetëm një fakt: Kadilli ka punuar afro 10 vjet për agjensitë amerkinane në programet anti-korrupsion dhe lëvizjet. Ai ka qenë një nga njerzit më të besuar të dipolomacisë amerikane.

Me Bardh Kadillin jam njohur kur isha student në protestat për përbysjen e komunizmit.

Bardh Kadilli nisi karrierën e tij në parlament me shpresën se ajo ishte Partia Demokratike e viteve 1990.

Bardh Kadilli ka mbetur ai rebeli viteve 1990, por fatkeqsisht në kohën dhe vendin e gabuar.

Unë sot po i dërgoj një SMS Bardh Kadillit me arsyet pse duhet tërhiqet nga përpjekja e tij për tu bërë lider i Partisë Demokratike:

– ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më partia e rinisë dhe studentve që përmbysën komunizmin sepse 377 themeluesit e saj janë përjashtuar 100% dhe i kanë hedhur rrugve.

– ai duhet të tërhiqet sepse ajo nuk është më një parti qytetare dhe civile sepse aty ka mbetur vetëm vulgu.

– Ai duhet tërhiqet sepse kjo nuk është garë me Lulzim Bashën por me Sali Berishën. Ai nuk ka hequr asnjē herë dorë nga drejtimi i partisë në 30 vjet. Madje edhe kur ishte President në 1992-1997 kryetar mbante Tritan Shehun por e drejtonte vetë partinë.

– ai duhet japë dorheqje se në Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin…

LEXO EDHE:  Foto-Lajm/ Ironia e Berishës me çitjanet e Ramës

LEXO EDHE:  Zbulohen arat me drogë në Krujë/Kush janë pronarët e lidhur me policinë

– ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqēri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.

– ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.

– Ai duhet tërhiqet sepse Partia Demikratike e ka humbur funksionin e marrjes pushtetit dhe do degradoj me hijen e Berishës deri sa pema e tij biologjike të mbijetojë.

– ai duhet tërhiqet sepse Shqipëria ka nevoj pēr ndryshim dhe jo riciklim. Shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të re e cila mund të krijohet sa më shpejt që tē fundoset PD.

– Ai duhet tërhiqet dhe të zbres urgjent nga Titaniku dhe ta lërë kapitenin plak dhe violinistin të mbyten të fundit. Ka marr aq shumë vrima ajo anije dhe do zhytet me shpejtësi.

– ai duhet tërhiqet se ajo parti do përfundoj si LDK që pas vdekjes Rugovës është katandisit 13% dhe familjarët e tij përfunduan në burg.

I dashur Bardh, kjo ështē SMS e fundit që të dërgoj: Largohu sa nuk është vonë, sepse i mbyturi do të rrezikoj të të mbys edhe ty.

Është ujë i ndotur dhe plot llum ajo parti, madje s’ka gomone që të shpëton.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ A mund të jetë deputeti “i lumtur”, kur elektorati i tij është i dëshpëruar?

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Fuga/ A mund të jetë deputeti "i lumtur", kur elektorati i tij është i dëshpëruar?

Eshtë kollaj të thuash që ne do të vazhdojmë betejën, dakord, por nuk duhet folur vetëm për vazhdimësinë e përpjekjeve për demokraci.

Sa do të vazhdojë ? Edhe 4, edhe 8, sa ? Një shekull ? Se cështja nuk është të vazhdosh betejnë, por ta fitosh !!! Por, duhet marrë në sy edhe fakti që elektorati opozitar nuk pësoi thjesht një goditje politike.

Por, edhe një humbje të madhe ekonomike, sociale, psikologjike. Kishte shpresa se do të përfundonte për të situata e inferioritetit social, nuk ja arriti dot !

Një deputet opozitar e vazhdon karrierën e tij politike edhe kur humbet partia e tij në zgjedhje. Ekonomikisht ai fundja trajtohet si një deputet socialist.

LEXO EDHE:  Mungesa e transparencës për vaksinën/ Ironia e Berishës për televizionet lëpirëse

LEXO EDHE:  Maqedonia buzë greminës!

Nga kjo anë ai nuk humbet asgjë. Por, elektorati demokrat nuk përjeton të njejtën gjë, ai e paguan me pasoja sociale dhe ekonomike gjithçka ndodhi.

Mund të ketë deputet opozitar të lumtur, ta trajtojë çështjen vetëm politikisht, dhe elektorat opozitar ekonomikisht fatkeq ? Kjo duhet njohur seriozisht !

LEXO TE PLOTE