LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja që tronditi vendin/ Zyrtarët e lartë takim urgjent në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor

10 Dhjetor 2020, 13:05, Aktualitet CNA
Vrasja që tronditi vendin/ Zyrtarët e lartë takim urgjent në

Dy ditë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, po zhvillohet një takim  urgjent në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor, Tiranë për hetimin e ngjarjes.

CNA.al mëson se në këtë takim drejtori i ShÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv te çështjes. Gjithashtu në takim mësohet të jenë Drejtuesi i Prokurorisë, Tiranë, Elizabeta Imeraj, grupi hetimor që drejtohet nga Prokurori Ardian Braho, dhe forcat e policisë.

Ndërkohë është dëguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë , kërkesa për caktim mase sigurimi personal ?Arrest ne Burg?, për të dyshuarin Nevaldo Hajdaraj. Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se dy ditë më parë kjo ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik majde ka shkaktuar edhe protesta të shumta të qytetarëve të cilët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën./CNA.al

Lajmet e fundit nga