LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 25-vjeçarit/ Shqiptarët në Londër dalin në protestë: Sot ti, nesër ne

10 Dhjetor 2020, 19:54, Aktualitet CNA
Vrasja e 25-vjeçarit/ Shqiptarët në Londër dalin në

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka nxitur pakënaqësi në popullin shqiptar dhe janë bërë protesta në mbarë vendin tonë.

Mirëpo, duket se kjo revoltë e irritim tejkaklon edhe kufijtë kombëtarë shqiptarë.

Shqiptarët e Londrës janë ngritur në këmbë për Klodianin, duke protestuar përpara Ambasadës Shqiptare në Londër.

Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur.

Protestuesit brohorasin në korr ?Drejtësi për Klodianin?, ?Unë jam Klodiani?,  ndërsa protesta në përgjithësi ka qenë paqësore./CNA.al.

Lajmet e fundit nga