LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira, shi dhe borë / Parashikimi i motit për sot

10 Dhjetor 2020, 07:14, Sociale CNA
Vranësira, shi dhe borë / Parashikimi i motit për sot

Vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu e dëbore pritet të dominojnë sot në vendin tonë. Mbrëmja sjell përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C në Jugperëndim.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vijon ndikimi i motit të vranët, shirave të rrëmbyeshme dhe erës së fortë në Europën Jugore dhe Qëndrore, po ashtu rreshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulta do ketë veriu i kontinentit. Ndersa rajoni Lindor i Europës vijon me kthjellime./CNA.al

Lajmet e fundit nga