Connect with Us

“Qendrim cinik dhe çnjerëzor”/ Berisha i kthehet Ramës: Xhelati foli pas 72 orëve

Politikë

“Qendrim cinik dhe çnjerëzor”/ Berisha i kthehet Ramës: Xhelati foli pas 72 orëve

Publikuar

-

Nga Ylli Rakipi  Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen! Mos u çudisni! Nuk është një shprehje e lajthitur. Sali Berisha duhet të japë vërtet dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike, sepse ka 30 vjet që ai është realisht kryetari i saj. Asnjëherë nuk është larguar. Asnjë ditë. As 30 vjet më parë, kur ishte President dhe ligji nuk e lejonte, por ai ulte formalisht në karrike Tritan Shehun. As sot nuk është larguar. As sot, kur çelësat e zyrës së kryetarit i mban Luli i mirë. Opozita i ka humbur zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë, që për herë të parë në këto 30 vjet pluralizëm, kundërshtari, Edi Rama, ka fituar mandatin e tretë. E ka fituar me vjedhje, me blerje, me banda, me trafiqe, me të gjithë makinerinë e partisë-shtet. Të gjitha këto po i konsiderojmë të vërteta. Por, Edi Rama së pari ka fituar, për shkak të Sali Berishës, sepse, tetë vjet më parë, ai uli në karriken e vet, karriken e kryetarit, Lulzim Bashën. E uli pa garë, ose si të thuash, e emëroi në këmbë të vet me një garë fallco. Dhe e gjitha kjo, për të qëndruar vetë de facto, kryetar i pronës së tij,  Partisë Demokratike. Modeli që ai, doktori, zgjodhi, pra vendosja formalisht e një kukulle në krye të partisë, për tetë vjet rresht, nuk solli gjë tjetër veç zvogëlimin dhe rrudhjen e pronës, domethënë Partisë Demokratike. Në një sistem të hapur, edhe me minimumin e demokracisë, nëse largohesh nga një parti politike, nëse jep dorëheqjen, duhet ta bësh atë vërtet. Përndryshe s’ka përse të largohesh, qëndron aty dhe ikën nga kjo botë bashkë me karriken… Dhe që ta bësh këtë vërtet, pra të largohesh nga partia, ti ikën dhe lejon hapjen e një gare, për të zgjedhur pasuesin. Mund ta zgjedhësh atë, siç ndodh rëndom në vendet me pak demokraci, edhe mes rrethit tënd të ngushtë, por duhet të lejosh garën. Vetëm në shoqëritë e mbyllura, mund të emërosh liderin, udhëheqësin! Sali Berisha, jo vetëm nuk e hapi këtë garë, por për të vendosur Lulin në krye të partisë, e spastroi atë nga figurat e rëndësishme që mund ta rrezikonin, duke e rrudhur opozitën tej mase. Për të mbajtur partinë, në vitin 2017 Berisha i largoi Lulit jo vetëm çdo sfidant, apo rival, por e ktheu partinë që rrëzoi komunizmin, në një burg, ku shumëkush mund të qëndrojë, por ku nuk ka liri veprimi dhe mendimi. Partia, sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë një burg. Një parti të mbyllur totalisht, ti mund ta mbash deri ditën e vdekjes, por nuk ka ç’të duhet. Ky, mendoj se është problemi thelbësor i Partisë Demokratike. Luli, ishte dhe është një njeri i mirë, por punët e partisë nuk i kuptoi asnjë ditë. Dhe kur një njeriu, me energji të shumta, i cakton një punë që ai nuk e kupton, natyrshëm do të merret me punë të tjera… Lulzim Basha në tetë  vite në krye të partisë, nuk ndërtoi një opozitë parimesh, por pazaresh, kulisash dhe kompromisi. Rezultati është ky që shohim të gjithë sot. Edi Rama ka rrëmbyer mandatin e tretë, duke përdorur të gjitha mjetet. Sot, qindra mijëra demokratë janë thellësisht të shqetësuar! Janë të shqetësuar, që partia e tyre, që rrëzoi komunizmin, po shkon drejt humnerës. Që të shpëtojë nga kjo humnerë, ka vetëm një mënyrë dhe këtë e ka në dorë vetëm Sali Berisha. Nëse ai do, ka ende shanse, sa vjen dhe më të vogla, që krijesa e tij dhe e qindra mijëra shqiptarëve, që lindi 30 vjet më parë, të mos vdesë, le ta lërë një ditë lodrën e tij të pleqërisë, ipadin, të shkojë në selinë e Partisë Demokratike, të mbledhë ata që kanë mbetur dhe t’ju thotë: “Më falni! Tetë vjet më parë, unë gabova. Dhe tani ju lutem, hapeni derën e madhe dhe bëjuni thirrje njerëzve të hyjnë brenda. Le të rrijë aty edhe Luli i mirë po deshi, le të jetë ai njëri prej nesh, por hapeni derën!” Kjo i ka mbetur të thotë… Le të hapet dera, të hyjnë njerëzit, të fillojë gara, sepse PD është partia që rrëzoi komunizmin. Ajo nuk është një burg, as një ndërmarrje, as pronë private, por një parti. Në fund, Luli i mirë, gardiani që mban çelësat e derës së madhe, Luli i gjatë dhe i pashëm, që asnjë fije floku nuk i thinjet kurrë, të hapë derën, të dorëzojë çelësat dhe njerëzit të hyjnë brenda…

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me vrasjen e Klodian Rashës. Berisha thotë se Rama foli si avokat i krimit të shëmtuar policor.

Sipas Berishës, ky është një qendrim cinik dhe çnjerëzor sepse:
1-siç e shikoni, Edvin Kristaq Rama i biri i te atit te vet xhelat nuk shqiptoi, as pas 72 ore pas vrasjes shteterore te te riut 25 vjeçar Klodian Rasha, nje fjale te vetme ngushellimi per prinderit, vellezerit, motren, te fejuaren dhe familjaret e tjere te Klodianit.
2- Edvini refuzon te flas per vrasjen e Klodianit nga dora e zeze e vrasesit te paguar me uniforme por per te mbrojtur vrasesin ai ben fjale per vdekje tragjike sikur Klodianin ta kishte shtypur me makine apo goditur pa dashje vrasesi i tij, i cili e qelloi pabesisht pas shpine ne distance 4 m me dy plumba, nje ne koke, qe kerkojne ta fshehin, dhe nje tjeter ne shpatull qe i çpoi aorten.
3- Duke cilesuar vdekje tragjike vrasjen pas shpine me dy plumba ne distance 4 metra ne pragun e shtepise te Klodian Rashes Edvini deshmon se ai vet qendron prapa te gjithe pepjekjeve per te kthyer vrasjen e mirefillte dhe me vetedije ne vdekje tragjike duke porositur lajme te rreme ne komunikatat e policise,ne mediat e tij te Arben dhe Karlo Malavites Ymer Çorapes e tualetin e Kol Balles etj sipas te cilave Klodiani i drejtoj tyten e revoles vrasesit me uniforme, apo se viktima ishte me precedent penal apo se kishte arme dhe se ai u godit nga vetem nje plumb.

Mes të tjerash Berisha thekon se të paraqesësh vrasjen si vdekje tragjikë, është njëlloj si të vrsësh për së dyti viktimën.

LEXO EDHE:  Dumbashistët dhe Saliu/ Përtej replikës me Agron Gjekmarkaj

“Nderkohe qe viktima nuk kishte arme dhe revolja e hedhur nga vet kriminelet qe u gjet 200 m nga vend ngjarja ishte hedhur nga kriminelet dhe nuk kishte asnje lidhje me viktimen, e cila nuk e kishte kercenuar vrasesin, Klodi ishte qelluar jo me nje por me dy plumba nga vrasesi i tij qe mbron Edvin Kristaq Xhelati. Te paraqesesh vrasjen si vdekje tragjike eshte njelloj si te vrasesh per se dyti viktimen.
Duke perfunduar denoj me forcen me te madhe qendrimin çnjerezor dhe cinik te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj ketij krimit te shemtuar qe ka tronditur thelle shoqerine shqiptare”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Publikuar

-

Nga

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Lulzim Basha ka nisur turin e humbjes në çdo qytet për mosnjohjen e zgjedhjeve në ato qarqe që nuk arriti dot të fitonte.

Basha vijon të mashtrojë qytetarët dhe tu hedh hi syve me kaseta të regjistruara, duke e promovuar si live.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në një prononcim ekskluziv për CNA.al u shpreh se turi i takimeve të Bashës nuk është gjë tjetër përveçse një fushatë personale, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjësin kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet partia.

Hoxha theksoi më tej se dosjet dhe provat që kanë dërguar në KQZ juristët e PD, të cilët i cilëson si “stazhistët e Eduarta Halimit”, nuk do të arrijnë të ndryshojnë asnjë gjë. Ish nënkryetari i FRPD tha se Basha i njeh zgjedhjet dhe humbjen, por sipas tij ka halin se mos ngelet pa karrige.

Turi i takimeve të Lulzim Bashës nuk është asgjë tjetër përveç fushatës personale për të mobilizuar militantët e tronditur nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha shkon në takime dhe u thotë strukturave se ne nuk njohim zgjedhjet dhe se do ketë luftë me shumë fronte, por në asnjë rast nuk thotë se nuk do betohet në Parlamentin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Kjo hipokrizi, e cila vjen pas 8 vitesh opozitë dhe 4 të tjerave që duhet të vijnë, nuk njeh kufij.

Nëse i lamë mandatet pas video skandalit të publikuar nga Bild, po sot që kemi dërguar gjysmën e stazhierëve të Ed Halimit në KQZ me dosje dhe prova të prezumuara, a nuk kemi mjaftueshëm arsye për të mos njohur zgjedhjet? Kjo nuk do të ndodhë sepse Basha i njeh zgjedhjet dhe e njeh mirë humbjen që na ka shkaktuar. Ai vetëm nuk pajtohet dot me faktin se do ngelet pa karrige”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  “Hajdut psiqik”/ Basha ngre tonet, akuza të forta Ramës dhe Veliajt

LEXO EDHE:  Rama bllokon negociatat për reformën dhe çon firmat e 33 deputetëve në Parlament

Ish nënkryetari i FRPD shtoi më tej për CNA.al se i gjithë ky aksion butaforik i Bashës është thjesht dhe vetëm një teatër kukullash, ndërsa ka sfiduar kreun e PD që të përballen me argumente me njëri-tjetrin.

I gjithë ky aksion butaforik, ku vetëm ai flet dhe materiali regjistrohet nga zyra e shtypit të PD, është një teatër kukullash. Nëse Basha vërtet dëshiron të dëgjojë edhe mendimet ndryshe, siç ai pretendonte në videon e shpërndarë të aktivitetit të djeshëm në Durrës le të japë njoftim për orën dhe vendin se unë personalisht do të shkojë të përballem me argumenta me të. Basha e ka frikë përballjen me demokratët ndaj dhe fshihet pas aktiviteteve të pararegjistruara me anëtar dhe militant të bindur. Kjo nuk është demokracia dhe ky nuk është një model transparent dhe fitues.

Unë mendoj se ekipi i juristëve të PD ka të gjitha mundësitë të ndjekë procesin e kontestimeve dhe ankimimeve edhe nëse në PD nuk do të ketë një Kryetar. Ikja nga debati i brendshëm dhe mos mbajtja e përgjegjësisë duke u fshehur pas parullave për mosnjohje zgjedhjesh nuk është zgjidhje”, u shpreh Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha: “Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë”

Publikuar

-

Nga

Basha: "Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të njihet kurrë".

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ishin një masakër elektorale dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet kurrë.

Zoti Basha tha gjatë një tubimi në Durrës me përkrahës të opozitës se në zgjedhjet e përgjithshme krimi i organizuar tjetërsoi vullnetin e votuesve, Partia Socialiste shfrytëzoi gjerësisht burimet shtetërore dhe ndodhi shitblerja e votave për qeverinë dhe pavlefshmëria e fletëve të votimit në masë të madhe.

“Ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhmen e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi” – tha kryetari i PD-së.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme flasin për një fitore të Partisë Socialiste me 74 mandate, Parti Demokratike dhe aleanca e saj morën 59 mandate, aleatja tjetër e saj që garoi më vete, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe shprehu gadishmërinë të bashkëpunojë me socialistët.

Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, u bënë thirrje forcave politike dhe udhëheqësve të tyre që të pranojnë vendimin e votuesve, duke shpresuar në respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv të institucioneve demokratike të vendit, që dalin nga këto zgjedhje.

Përfaqësues diplomattikë nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mbështesin raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrate zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.

Po ashtu vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve theksuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo.

Por zoti Basha tha se gjatë një viti opozita u ka dëshmuar me fakte institucioneve ndërkombëtare krimet zgjedhore të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Rama, ndërsa dhe gjithë prokuroritë e vendit janë 180 padi për këto krime para dhe pas ditës së zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Kërkesat e studentëve/ Rama bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  “Hajdut psiqik”/ Basha ngre tonet, akuza të forta Ramës dhe Veliajt

Kjo, sipas tij, është një sfidë edhe për drejtësinë e re edhe për KQZ-në, ku opozita kërkoi pavlefshmërinë dhe rivotimin në 9 nga 12 qarqe të vendit.

Një grup figurash të njohura të Partisë Demokratike i kanë kërkuar zotit Basha të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, dhe shpalljen e garës për kryetar të ri dhe forume të reja drejtuese.

Megjithatë kërkesat e tyre për dorëheqje të zotit Basha vijnë në një kohë, kur mandati i tij i rregullt skadon në korrik, kur priten edhe hapa të tjera në këtë drejtim.

PD dhe LSI kanë depozituar një seri ankesash në KQZ, duke kërkuar rivotim në 3/ 4 e qarqeve të Shqipërisë, për shkak të manipulimeve dhe presioneve të shumta, që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pohuar se fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, pasi fitoi besimin e qytetarve për mirëqeverisje, dhe menaxhimin e krizave të pandemisë Covid dhe të tërmetit.

PS i ka bërë thirrje PD-së që të bashkëpunojnë për reforma me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen kërkesat e opozitës. Edhe OSBE/ODIHR po përgatit një raport të plotë mbi zgjedhjet, ndërsa në raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi, ndonëse vëzhguesit morën shumë pretendime për shitblerje votash, të cilat po hetohen.

Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi në Elbasan dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.

Vëzhguesit pohuan se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, ndërsa nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po mundohet me çdo formë dhe mënyrë për të justifikuar humbjen e radhës që mori në 25 prill dhe dënimin e PD me katër vite të tjera në opozitë. Pas disfatës në zgjedhje, zërat për largimin e tij u shtuan nga dita në ditë, ku përveç ish përfaqësuesve të PD edhe qytetarët e thjeshtë demokratë po kërkojnë riformatim të partisë.

Frika e Bashës është e madhe, dhe për të mbuluart dështimin, ka nxjerrë papagallët e tij, të cilët në çdo dalje për media përsërisin të njëjtën deklaratë. Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit dhe me “madhështë” përsërisin se vjedhjet janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se PD po nxjerr çdo ditë fakte të reja.

LEXO EDHE:  Dumbashistët dhe Saliu/ Përtej replikës me Agron Gjekmarkaj

LEXO EDHE:  Kërkesat e studentëve/ Rama bën njoftimin e rëndësishëm

Çdo ditë Partia Demokratike po bën publik gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimji Doshi-Rama-Rakipi”, thuhet në deklaratën e përsëritur të tyre.

Por mesa duket papagallët e Lulit ende nuk e kanë kuptuar se PD i ka shanset shumë të vogla, për të mos thënë zero që të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës.

Ky është një fakt, pasi ky i fundit në çdo proces zgjedhor ka dështuar dhe madje thellë, duke lënë pa asnjë përfaqësim demokratët dhe njerëzit që vërtet e duan partinë dhe kanë dhënë shumë për të pa asnjë lloj interesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE