LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat përplasin juristët/ Plarent Ndreca: Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm, nuk ka dhunë shtetërore

10 Dhjetor 2020, 21:05, Aktualitet CNA
Protestat përplasin juristët/ Plarent Ndreca: Policia e Shtetit tregoi

Juristi Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin ?Real Story? në ?News 24?, duke folur për protestën për vrasjen e Klodian Rashës, deklaroi se në asnjë rast nuk kishte dhunë shtetërore.

Ndreca theksoi se policia sot nuk po përdoret më për interesa politike, siç, sipas tij, veprohej dikur.

?Nuk ka pasur dhunë shtetërore ose sjellje të ekzekutuesit për të ushtruar dhunë ndaj atyre që kanë protestuar. Policia e Shtetit ka treguar qasje ndryshe ndaj kësaj proteste, që ishte edhe politike.

Policia e Shtetit ka treguar profesionalizëm. Qasja e policisë është krejt ndryshe nga koha kur përdorej për interesa politike?, tha Ndreca.

Por kundër tij doli juristi Jordan Daci, i cili u shpreh se ndaj protestuesve është ushtruar dhunë nga uniformat blu.

?Shiko dhunën, e kapin dhe e fusin në furgon me forcë. Policia e Shtetit dhunoi protestuesit?, tha Daci./CNA.al.

Lajmet e fundit nga