LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia gjakos protestuesin/ Reagon ashpër Ina Zhupa: Partnere e krimit dhe bandave

10 Dhjetor 2020, 20:18, Politikë CNA
Policia gjakos protestuesin/ Reagon ashpër Ina Zhupa: Partnere e krimit dhe

Protesta e mbrëmjes së sotme për Klodjan Rashën, është shoqëruar me dhunë si nga ana e qytetarëve, edhe nga ana e punonjësve të policisë.

Në media janë publikuar pamjet kur punonjësit e policisë dhunojnë protestuesit dhe i shoqërojnë ata në komisariat.

Disa foto të shkëputura nga këto pamje i ka publikuar edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila me anë të një reagimi të ashpër thotë se policia është një partnere e denjë e krimit dhe bandave.

?Policia e katandisur në bandë gaz hedhëse dhe të dhunshme kundër qytetarëve! Një partnere e denjë e krimit dhe bandave të tjera!

Dhuna që po ushtrojnë ndaj protestuesve në keto momente tregojnë se shpërfytyrimi i policisë ka vetëm një emër: Edi Rama!

Kjo është policia e Edit jo policia e shtetit!?, shkruan Zhupa në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga