LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mjaft me lojëra”! Ambasadorja Kim ashpërson tonet ndaj politikanëve: Ngrini Gjykatën Kushtetuese!

10 Dhjetor 2020, 13:33, Politikë CNA
“Mjaft me lojëra”! Ambasadorja Kim ashpërson tonet ndaj

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka ngritur tonet ndaj politikanëve shqiptarë, pas thirrjeve të vazhdueshme për të bërë funksionale brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadorja Kim ka publikuar një pjesë të shkurtër të intervistës së saj për ?Zërin e Amerikës?, ku thekson se ?njerëzit nuk duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese?.

?Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra?!, shprehet ambasadorja Kim./CNA.al

Lajmet e fundit nga