Connect with Us

Koronavirusi, beteja e fundit e kancelares Merkel

Bota

Koronavirusi, beteja e fundit e kancelares Merkel

Publikuar

-

Debati aktual për buxhetin e vitit të ardhshëm do të duhej të ishte një bilanc i kënaqshëm i punës 15-vjeçare të saj, por pandemia ia ndryshoi planet kancelares.

Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betejën me koronën. Madje gati sa nuk kaloi në sarkazëm: Nëse para krishtlindjeve do të vijojmë të kemi kaq shumë kontakte dhe më pas do të kalojmë festën e fundit me gjyshet e gjyshërit, atëherë me siguri që do të pendohemi.”

Festa e fundit, sepse nipërit dhe mbesat, veç dhuratave, mund të sjellin edhe virusin. Merkel përmendi numrin e vdekjeve të raportuara zyrtarisht në Gjermani atë mëngjes: 590 brenda 24 orëve – një rekord i trishtë. Dhe sikurse edhe shkencëtarët e Leopoldinës dhe ekspertët e tjerë, ajo kërkoi mbyllje para Krishtlindjeve dhe mundësisht edhe mbylljen para kohe të shkollave. Sa më pak kontakte, madje më mirë asnjë kontakt jashtë familjes. Disipline. Më shumë disiplinë se më parë.

Fundi i borxhit zero

Në fakt kjo ishte deri diku kalim kompetencash: kryeministrat janë sovranët e landeve dhe janë ata që i rregullojnë detajet e masave kundër koronës në landet e tyre. Kancelarja, e cila zakonisht është objektive, po lufton tani në Bundestag me të gjithë autoritetin e saj kundër pandemisë dhe në mbrojtje të atyre që janë më të kërcënuar, grupet e rrezikuara. Fjalimi i saj u prit me duartrokitje të gjata nga deputetët e Unionit.

Në të vërtetë ky fjalim kishte një si atmosferë ndarjeje. Si Kancelare Federale, Angela Merkel, ka dalë 16 herë në këtë foltore për të shpjeguar, mbrojtur, promovuar dhe miratuar buxhetin federal. Pas gjase, të mërkurën ajo mbajti fjalimin e fundit. Këtë aspekt e përmendën vetëm folësit e populistes së djathtë, AfD. Secila dhe secili prej tyre janë të gëzuar, që Merkel nuk do të jetë më përgjegjëse për buxhetin. Por vetëm ata janë të gëzuar për këtë fakt.

Për disa vite me radhë, buxheti i Gjermanisë ishte pa borxhe. Për një kohë të gjatë, Merkel kishte koalicione të ndryshme që punonin drejt kësaj pike, dhe që nga viti 2014, ish-fizikantja gjermano-lindore ishte ajo që me krenari do të deklaronte se e kishte menaxhuar buxhetin si një amvisë shvabiane: pa borxhe të reja. Pastaj erdhi pandemia. Dhe ato kohëra ikën. Erdhi buxheti i koronës. Me 180 miliardë euro borxh, nga 498,6 miliardë euro gjithsej.

LEXO EDHE:  Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

Sfidat e Europës

Por nuk është vetëm buxheti i Gjermanisë ai që do të dalë nga drejtimi që kishte dashur t’i jepte kancelarja Merkel. Është edhe Evropa, që ajo e ka aq për zemër, që gjithashtu po tronditet. Gjermania deri në fund të vitit do të ketë kryesinë e radhës së BE-së, dhe këtë javë ajo do të drejtojë samitin e fundit të saj në Këshillin e BE-së. Këtu ka një sërë çështjesh që e presin: Si do të funksionojë Brexit, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga tregu i brendshëm i BE-së në fund të vitit – kjo është ende e hapur. Si do të duket buxheti i BE-së në të ardhshmen – deri në momentet e fundit ishte ende i rrezikuar nga Polonia dhe Hungaria.
Dhe së fundi, është edhe politika globale që po riorganizohet, me një Kinë gjithnjë e më të fortë, me një Rusi si gjithmonë kundër, me SHBA-të aleate të paparashikueshme për momentin, me Turqinë, si partnere e tjetërsuar e Evropës. Dhe presidenca gjermane e Këshillit të BE-së nuk i ndryshon dot asnjërën nga këto.

Respekt për këtë raund të fundit

Mund të kishte shkuar shumë më mirë ky dhjetor për kryetaren e qeverisë gjermane: Kancelarja do të shkruante një fjalim fushate parazgjedhore, ku do të raportonte me krenari për zeron e buxhetit, Por në këtë moment, nuk dihet madje as se kush do ta drejtojë partinë e saj, CDU-në. E megjithatë, ishte mbresëlënëse se si 66-vjeçarja u prezantua në parlament: me empati, emocione dhe – kur njëra nga gratë e AfD-së, i ndërhyri me thirrje nga salla, – edhe me patos.

Kjo tregon se ajo po lufton! Merkel po lufton kundër pandemisë edhe për jetën e mijëra njerëzve të moshuar. Ajo po lufton për të ardhmen e këtij vendi. Ajo po lufton sepse dëshiron të bindë jo vetëm kryeministrat e landeve, por edhe qytetarët e saj që ende ndalen në stendat e verës së nxehtë duke bërë muhabet. Respekt për këtë betejë të fundit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

LEXO EDHE:  Katër ndryshimet e mëdha globale, që mund të shkaktojë koronavirusi

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli vret komandantin e Hamasit, përshkallëzohet dhuna

Publikuar

-

Nga

Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë. Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe. “[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri.

Izraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit në Gaza.

Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant u përshkallëzuan qysh më 10 maj.

Që nga ajo ditë, së paku 56 palestinezë janë vrarë në Gaza – në mesin e tyre 14 fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore.

Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Izrael, thanë zyrtarët shëndetësorë atje.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se komandanti i brigadës për qytetin e Gazës është në mesin e pjesëtarëve të vrarë të Hamasit.

“Ky është vetëm fillimi. Ne do t’i godasim ata ashtu siç nuk mund as të ëndërrojnë”, tha ai.

Menjëherë pas njoftimit, Hamasi sulmoi me raketa qytetin izraelit të Ashodit, ndërsa mediat izraelite thanë se ushtria po përgatitet për sulme të reja në zonën e Tel Avivit.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të “udhëheqësve të tjerë”.

LEXO EDHE:  Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

LEXO EDHE:  Konfirmohen 13 raste me koronavirus në Kosovë

“Përballja me armikun është e hapur”, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.

Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe.

“[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Konflikti Izrael-Palestinë ngre alarmin në Europë

Publikuar

-

Nga

Konflikti Izrael-Palestinë ngre alarmin në Europë

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar alarm në Europë.

Ushtria Izraelite ka nisur qindra sulme ajrore në Rripin e Gazës që nga dita e hënë, ndërsa palestinezët kanë lëshuar më shumë se 1,000 raketa.

Dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë edhe 14 fëmijë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimeve intensive.

Ndërkohë nga vende të ndryshme kanë ardhur reagime për tensionet midis Izraelit dhe Palestinës.

Disa nga reagimet:

“Përplasjet e vazhdueshme dhe rritja e numrit të personave të vrarë dhe të plagosurve është një shqetësim serioz”, është shprehur Kremlini në një deklaratë zyrtare .

Ndërkohë zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin, i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë aktivitetet në territoret palestineze, ndërsa shtoi po ashtu se Moska ka bërë thirrje që të respektohet “status quao-ja” e vendeve të shenjta të Jeruzalemit, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e shqetësuar nga dhuna dhe humbja e jetëve të civilëve. Ne duhet të shohim në mënyrë urgjente një ulje të tensioneve mes vendeve”, ka shkruar Johnson në rrjetin social “Twitter”.

Nga ana tjetër presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u bëri thirrje izraelitëve dhe Palestinëve që të ndalojnë luftimet për të shmangur viktimat.

LEXO EDHE:  Katër ndryshimet e mëdha globale, që mund të shkaktojë koronavirusi

LEXO EDHE:  Denoncimi i fortë/ Koronavirusi “mbërrin” edhe në kryeministri

“Jam shumë i shqetësuar nga dhuna dhe humbja e jetëve që po raportohet. Prioritet duhet të jetë de-përshkallëzimi dhe parandalimi i humbje së jetëve të pafajshme nga të dyja palët”, ka thënë Michel.

“Shpreh shumë shqetësim për përshkallëzimin e dhunës në Bregun Lindor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor si edhe në Gaza”, është shprehur Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare me qendër në Hagë.

Gjatë këtij konflikti avionët izraelitë kanë shkaktuar dëmtime të rënda në Gaza. Një thirrje për ndërprerje të sulmeve ka ardhur nga Gjermania.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert tha se qeveria gjermane dënon sulmet e njëpasnjëshme, kundër qyteteve izraelite, duke u shprehur se këto sulme nuk mund të justifikohen.

“Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet kundrejt këtyre sulmeve”, ka thënë ai.

Sakaq ministri i Jashtëm italian pas bisedimeve me homologun e tij gjerman deklaroi se dhuna mes Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund menjëherë.

“Ne i kërkojmë të gjitha palëve të marrin menjëherë masa që synojnë de-përshkallëzimin,” tha Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio./CNA.al

LEXO TE PLOTE