LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim nga policia/ Stresi sfidon shtetin nga makina: Bad boy for life

10 Dhjetor 2020, 11:02, Aktualitet CNA
I shpallur në kërkim nga policia/ Stresi sfidon shtetin nga makina:

Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale ?Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme? dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit? ?Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Prishja e qetesise publike? ? Shkaterrimit të pronës me zjarr? dhe? Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik?.

Mirëpo pavarësisht se lajmi i shpalljes në kërkim u bë publik, Stresi duket se nuk është shqetësuar. Madje reperi ka sfiduar gjithë policinë me një video nga makina. Ai ka ndarë në Instagram një video duke udhëtuar ndërkohë që këndon këngën e tij më të fundit ?Archimed?.

Ditën e djeshme ai u shpreh se e kishte mik Klodian Rashën dhe se e kishte organizuar protestën bashkë me shok të tjerë të të ndjerit, që u vra nga një efektiv policie.

?E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi. Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje?, deklaroi ditën e djeshme reperi./CNA.al.

Lajmet e fundit nga