Connect with Us

Foto-Lajm/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka, thyejnë semaforët dhe tabelat e sinjalistikave

Sociale

Foto-Lajm/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka, thyejnë semaforët dhe tabelat e sinjalistikave

Publikuar

-

Foto-Lajm/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka, thyejnë semaforët dhe tabelat e sinjalistikave

Pas rreth 2 orësh protestë, duket se situata ka dalë jashtë kontrollit në Tiranë.

Protestuesit të cilët janë shpërndarë në të katër anët e kryeqytetit, nuk kanë kursyer asgjë.

Në zonën e ish-Bllokut, koshat e mbeturinave janë rrëzuar dhe u ëshrë vënën flaka. Po ashtu raportohet për disa semaforë të thyer.

Ndërkohë që e turma e të rinjve po shkojnë drejt Zogut të Zi, kanë hedhur përtokë të gjitha tabelat e sinjalistikës rrugore.

LEXO EDHE:  Tentuan të vjedhin një pikë bastesh/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë

Ndërsa nuk kanë kursyer as muzeun, ku kanë thyer xhamat, si dhe kanë shpërthyer derën e Ministrisë së Financave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pse nuk duhet të bëjmë kurban për bekimin e themeleve të shtëpive?

Publikuar

-

Nga

*Nga Miron Çako: 

Shpeshherë shikojmë tek njerëzit, të cilët kur hedhin themelet e shtëpisë apo të një biznesi, që t’iu ecë mbarë duan të bëjnë patjetër gjak, dmth kurban, një shpend, si gjel, pulë ose kafshë, qengj, dash, viç, etj.
Për t’i dhënë një përgjigje sa më shteruese këtij fenomeni shumë të gabuar duhet të kuptojmë çfarë roli kanë kashët tek jeta e njeriut dhe sidomos në marëdhënien e njeriut me hyjnoren nga ku pritet të vijë bekimi, e mira, mbrojtja.

Ne duhet të dimë se shpendët dhe kafshët përbëjnë pjesën e krijimit të dukshëm të Perëndisë, ashtu siç na thuhet tek Zbulesa: “Pastaj Perëndia tha: “Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore”Kështu Perëndia krijoi …çdo shpend fluturues simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë…. (Zanafilla:1- 19 -21) “Të prodhojë toka qenie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre”. Dhe kështu u bë.Dhe Perëndia bëri egërsirat e tokës sipas llojit të tyre, kafshët simbas llojit të tyre dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë. (Zbulesa :1; 24-25)

Kafshët me njeriun kanë një të përbashkët sepse të dy kanë prejardhjen nga balta: “Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë” (Zanafilla: 2-7), prandaj të dy kanë një emërues të përbashkët dhe kështu quhen gjallesa me frymë jete dhe natyrë trupore të vdekshme, sepse: ” Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë”.(Psalmi 49-12)

Njeriu edhe pse ka pjesë kafshe në trupin e tij të krijuar nga balta, përsëri ai është kategorikisht më superior se kafsha dhe çdo gjallesë, sepse ai ka shpirt të arsyeshëm, që e bën atë ikonë të Zotit dhe mbretin e krijimit në tokë. Në Zanafillë na thuhet se Adami i vendosi emra kafshëve. (Zanafilla 2-20). Kjo tregon punët e tij intelektuale dhe kjo i jep autoritet njeriut mbi kafshët dhe çdo gjallesë me frymë jete në tokë.(Zanafilla :1-28), ose siç na i thotë psalmisti: “çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh? Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder. E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij! Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra, zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.” (Psalmi: 8-5)

Për shkat të mëkatit të njerëzve të parë,(Zanafilla: 3; 6-24) jo vetëm njerëzimi, por edhe kafshët dhe gjithë gjallesa ra në kotësi, çrregullim dhe në konflikt, ashtu siç na e interpreton apostull Pavli: “sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi” (Romakëve 8-19-22), përsëri Perëndia sipas autoritetit që i dha njeriut sipas ikonës së Zotit lejoi që kafsha mund të përdoret për ushqim dhe mund të vritet nga njeriu kur ajo e dëmton atë dhe (Zanafilla 9-2) (Zanafilli 9-6).

Njerëzit pas mëkatit nga vrasja e ndërgjegjes e kuptuan se mëkati i kishte futur në borxh të madh me Perëndinë dhe automatikisht ata në adhurim dhe kërkesa nuk mund t’i drejtoheshin Zotit me duar bosh, por si borxhli i afronin si therore bimët dhe kafshët e tokës, që ishin prapë të Zotit, ashtu siç na informon Zanafilla për dy fëmijët e parë të Adamit, Kaini dhe Abeli të cilët: “Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit, por Abeli i ofroi edhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Dhe Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij. (Zbulesa: 4 -3-4)

Pranimi i dhuratës së Abelit, i cili sakrifikoj një qengj nga kopeja na tregon se gjaku i kafshëve do të ishte një mënyrë më e mirë për t’ju afruar Perëndisë të zemëruar për mëkatet e njerëzve, se sa bimët, sepse gjaku i kafshëve ishte bazë e një flijimi zëvëndësues në vend të njeriut, ashtu siç na tregohet tek Abrahami (2000 prK), i cili nuk u lejua të flijojë Isakun, por në vend të tij një dash dhe: “Engjëlli i tha: “Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke”. Atëherë Abrahami ngriti sytë dhe shikoi; dhe ja prapa tij një dash i zënë për brirësh në një kaçube. Kështu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificë në vend të të birit.” (Zanafilla 22-13)

Rëndësia e gjakut të kafshëve dhe i shpendëve të pastër, si flijim i ofruar Zotit për ndjesën e mëkateve të njerëzve, do sqarohet më vonë tek Ligji Mozaik (1500 prK), prandaj gjaku kategorikisht ishte i ndaluar për t’u ngrënë nga njerëzit: “Në rast se dikush nga shtëpia e Izraelit apo nga të huajt që banojnë midis jush ha çfarëdo lloj gjaku, unë do ta kthej fytyrën time kundër atij që ha gjak dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.

Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën. Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: asnjëri prej jush nuk ka për të ngrënë gjak; as i huaji që banon midis jush nuk ka për të ngrënë gjak”.Dhe në qoftë se ndonjë prej bijve të Izraelit ose të të huajve që banojnë midis jush zë në gjah një kafshë ose një zog që mund të hahet, do të derdhë gjakun e tij dhe do ta mbulojë me dhe; sepse është jeta e çdo mishi; gjaku i tij mban jetën e tij. Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: “Nuk do të hani gjakun e asnjë mishi, sepse jeta e çdo mishi është gjaku i tij; kushdo që do ta hajë do të shfaroset” (Levitiku :17; 10-14)

Kështu Zoti e urdhëroi profetin dhe udhëqësin Moisi, që Besëlidhja e Zotit me Popullin shenjtërimi i Shenjtërores, adhurimi dhe ndjesa e mëkateve duhet të bësheshin me flijimin dhe gjakun e kafshëve dhe shpendëve ritualisht të pastër, ashtu siç na thuhet tek Levitiku, por si edhe apostull Pavli e sqaron në letrën drejtuar Hebrejnve: “Prandaj edhe Besëlidhja e parë nuk u vërtetua pa gjak. Sepse kur iu shpallën të gjitha urdhërimet sipas ligjit gjithë popullit nga Moisiu, ky mori gjakun e viçave, të cjepve, bashkë me ujë, lesh të kuq dhe hisop, e spërkati librin dhe gjithë popullin, duke thënë: “Ky është gjaku i Besëlidhjes që Perëndia urdhëroi për ju.”Gjithashtu ai me atë gjak spërkati edhe tabernakullin dhe të gjitha orenditë e shërbesës hyjnore. Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë.” (Hebrejve: 9-18 -22)
Gjaku i kafshëve të pastra, nga ana rituale, nuk ishte i mjaftueshëm për pajtim me Perëndinë, sepse kafsha edhe pse bëhej kurban dhe gjaku i saj derdhej i gjithi në altar nuk e kryente fuksionin shpengues të mëkatit, por thjesht ishte një kujtesë se pa gjak nuk vjen falja e mëkatit dhe bekimi i Perëndisë. Zoti thotë i indinjuar: “Ç’më duhet shumica e flijimeve tuaja, thotë Zoti. Jam ngopur nga olokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafshëve të majme; gjakun e demave, të qengjave dhe të cjepve nuk e pëlqej.” (Isaia 53-4).

Kuptohet Zoti i kishte kërkuar flijimet me gjak të kafshëve edhe shpendëve, por kjo ishte thjeshtë simbolikë dhe e përkohshme, vetëm për Besëlidhjen e Vjetër me popullin e Izraelit dhe për më tepër, Zoti nuk ka nevojë për atë gjak si ushqim, sepse psalmisti na thotë: “Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male. I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat. Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat. A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?” (Psalmi 50 10-13)

Prandaj duhej një tjetër kurban i përsosur jo me gjak kafshe por me gjak njeriu, pa mëkat, që të bënte shlyerjen e mëkateve dhe ta pajtonte njëherë e mirë njeriun me Perëndinë.
Ky kurban ishte e pamundur nga vetë njeriu, sepse të gjithë njerëzit pas Adamit lindin me mëkatin stërgjyshor, ashtu siç na thotë psalmisti Davidi (1000 prK): “Në mëkat më lindi nëna ime.” (Psalimi 50) dhe: “Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë.Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një” (Psalmi 53-4) dhe “Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t’i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij, sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë, për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.”(Psalmi: 49 7-9)

Ishte dashuria dhe urtësia e Perëndisë që e zgjidhi këtë problem pa zgjidhje për njerëzit që të përmbushej njëkosisht edhe drejtësia e Perëndisë, që e ndëshkon mëkatin dhe dashuria që kërkon shpëtimin e mëkatarit, ashtu siç e thotë edhe vet Biri i Perëndis Zoti Jisu Krishti: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.”(Joani :3-16-17)

Perëndia me anën e Shpirtit të Shenjtë dhe Gjithmonë Virgjëreshës Mari,(Simboli i Besimit) e bëri Birin dhe Fjalën e Tij të përjetëshme, njeri si ne përveç mëkatit, ashtu siç na thotë ungjillori Joan: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë….“ Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” (Joani: 1; 1- 3-14).

LEXO EDHE:  U premtonte kontrata pune në Gjermani kundrejt pagesës/ Arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Koço Devole më fton në parajsë

Kur Krishti mbushi moshën 30 vjeçare dhe u paraqit para Perëndisë dhe njerëzimit, Profeti Joan, Pararendësi dhe Pagëzori, e njohu dhe e dëshmoi: ”Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!” (Joani 1-29) Apostull Pavli na e sqaron më tej misterin e Krishtit si Qengji i Perëndisë: “Por Krishti, që erdhi si kryeprift i të mirave që do të vijnë në të ardhmen, duke kaluar nëpër një tabernakull më të madh e më të përkryer, që s’është bërë me dorë, pra, që nuk është e kësaj krijese, hyri një herë e përgjithmonë në shenjtërore, jo me gjakun e cjepve dhe të viçave, por me gjakun e vet, dhe fitoi një shpëtim të amshuar. Sepse, në qoftë se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i një mëshqerre i spërkatur mbi të ndoturit, i shenjtëron, duke i pastruar në mish, aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë! Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar”.(Hebrejnve: 9 -11-15)

Prandaj dhe apostull Petro na thotë: “Duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë.” (Petro: 1 18-19) Pas kryqëzimit të Krishtit si: “Qengji i Perëndisë”, ne të krishterët nuk bëjmë më kurban me kafshë apo me shpend për asgjë, ose që mbi atë njeri apo objekt të vijë bekimi i Perëndisë, si psh kur fillojmë ndërtimin e shtëpive, sepse për ne u bë kurban Krishti dhe bekimi i Perëndisë vjen nga Perëndia në emër të Krishtit, ashtu siç Zoti na i tha: ”Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t’jua japë” (Joani: 16-24).

Dhe apostull Petro thotë na thotë: “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi”.(Veprat e Apostujve: 4-12) Kisha Orthodhkse i lutet Perëndisë në emër të Krishtit për çdo bekim mbi njerëzit, ,objektet si dhe për bekimin e themeleve të shtëpisë, prandaj nqs një i krishterë orthodhoks do të ndërtojë një shtëpi, biznes a diçka tjetër dhe do ta bekojë, që t’i shkojë mbarë, ai duhet të thërrasë priftin orthodhoks të enorisë dhe prifti do të bëjë shërbesën e Ajazmos (bekimi i Ujit të Vogël ) dhe pastaj duke spërkatur me ajazmo themelet do lexojë uratën, që është për themelet e shtëpisë, që thotë: “Le t’i lutemi Zotit. O Perëndi i plotfuqishëm, që bëre qiellin me urtësi, dhe themelove dheun mbi sigurinë e tij, ndërtonjësi dhe krijuesi i të gjithave shih dhe mbi shërbëtorin tënd ( aksh) që zgjodhi me fuqinë e forcës sate të ngrejë shtëpi për banim, ta ngrejë duke e ndërtuar; bazo atë përmbi gur të qëndrueshëm, që sipas zërit tënd të shenjtë në Ungjill, as era, as uji, as diçka tjetër nuk do të mund ta dëmtojë, bëje mbarë që të përfundohet, dhe ata që do të banojnë në të çliroji nga çdo ndikim i kundërshtarit. Se yti është pushteti dhe e jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia e Atit, e Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin”.

Bërja kurban për themelet e shtëpisë është një zakon i lashtë pagan, që njerëzit ia bënin demonëve të nëntokës, që ata të mos prishnin themelet e shtëpive të fortesave, kalave etj,
Rasti më i njohur i kurbanit është therja e një kafshe, zakonisht një gjeli, një dashi në themelet e shtëpisë, sepse besohet se kështu ndërtesa fiton qëndrueshmëri: “Siç gjaku zuri vend, kështu do zërë edhe shtëpia”. Sigurisht, qëllimi më i thellë i sakrificës gjurmohet në bindjen e hershme se kështu shtëpia fiton një mbrojtje nga çdo e keqe. Ata besonin se shpirti i kurbanit bëhet një element, i cili merr forma të ndryshme, zakonisht një gjarpër (gjarpri i shtëpisë, hija e shtëpisë, etj.), që të gjithë e respektojnë dhe e nderojnë.

Paganët arritën deri aty, saqë të merrnin me të mirë këto forca të errëta të nëntokës u bëni flijim jo vetëm shpend dhe kafshë, por edhe njerëz, ashtu si psh është legjenda për kalanë e Rozafës në Shkodër.
Në vendet kur bëheshin flijime të tilla, kafshësh dhe veçanërisht njerëzish gjithmonë merrnin pushtet

demonët.
Psh, në jetën e ungjillorit Joan na thuhet për një rast të tillë. “Në një banjë të Efesit kishte një fuqi demoniake që në kohën që u ndërtua, sepse paganët, në themelet e ndërtesës, vunë një djalë të ri 15-16 vjeç duke e bërë kurban. Djalli gjeti shkak dhe u vendos atje. Si rrjedhim tri herë në vit mbyste një të ri ose të re që laheshe aty” (Sinaksari i Shën Joan Ungjillorit)

Kjo praktikë pagane e kurbaneve të kafshëve në themelet e shtëpive është e ndaluar jo vetëm nga të krishterët, por edhe nga myslimanët, që e pranojnë kurbanin në fenë e tyre, sepse sipas fesë islamike, ky lloj kurbani i afrohet xhindeve dhe jo Hallaut.

Në një shtëpi ose ndërtesë, ku jetojnë dhe punojnë të krishterë dhe në themelet e saj janë bërë kurban, fatkeqësisht ai vend është bërë vend demonësh, sepse në atë shtëpi është bërë një sakrilegj dhe blasfemi kundër gjakut të Krishtit, që u derdh në Kryq për të na liruar nga mallkimi dhe na solli bekimin, ashtu siç na thotë edhe apostull Pavli: “Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne, duke qenë se është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru” ( Gal 3:13)
Kjo është arsyeja që në atë shtëpi ose bisnes do ketë vetëm, zënka, ndarje, fatkeqësi, sëmundje, vdekje të parakoshme, shkatrim, prishje.

Sipas vendimit të Sinodit të parë Apostolik (69 ps K), të krishterëve nëpër të gjitha kombet ju urdhërohet: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme, që ju të hiqni dorë nga kurbanet e flijiuara idhujve. (Veprat e Apostujve :15-29)

Për të krishterët ky veprim është një mëkat dhe mallkim i madh,sepse i ndan nga Zoti, sepse bën për asgjë gjakun e Krishtit, Birit të Perëndisë, prandaj ai i krishter që ka bër kurban nuk mund të kungohet pa u penduar dhe rrëfyer mëkatin e tij, ose të prindërve të tij, sepse: “Ç’dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?” (Hebrejntë: 1-29)
Për të larguar demonët dhe mallkimin e Zotit nga ajo shtëpi dhe banorët e saj, duhet patjetër pas rëfimit të thirret prifti, që të bëjë ajazmon edhe lutjen e themeleve të shtëpisë.

Sipas një tradite duhet të hapen katër gropa pranë themeleve të shtëpisë dhe të futen nga të katër anët shishe të mbushura me ujin e bekuar (Ajazmo), që kështu bekimi i Perëndisë të qëndrojë në themelet dhe të largojë demonët që marrin të drejta atje ku bëhet kurban me gjakun e kafshëve.
Sakrificat e përgjakshme u luftuan nga Kisha dhe vazhdojnë të luftohen, sepse ato janë një shembull tipik i një ngjarje adhurimi popullor me rrënjë të thella pagane, por përsëri këto ndikime kërkojnë të rihyjnë në jetët dhe shtëpitë e të krishterëve madje edhe në adhurimin tonë orthodhoks, sepse ka vende dhe tradita ku bëhen kurbane edhe për nder të ditës së shenjtorëve.

Nqs ato bëhen thjesht si oferta për të festuar njerëzit nuk kanë ndonjë gjë të gabuar, janë të mirëpritura për komunitetin, por nqs ato bëhen me karakter fatsjellës, që të vijë bekimi i Perëndisë dhe i shenjtorit është gabim dhe nuk duhet toleruar nga kisha, sepse është ritual pagan dhe nuk ka fare lidhje me traditën orthodhokse, që nderon vetëm gjakun e Krishtit, “Qengjit të Perëndisë“ dhe gjakun e shenjtorëve martirë, që u flijuan për dashurinë e Perëndisë. Të krishterë të bekuar bëni kujdes. Ndërtoni shtëpitë, bizneset tuaja të themelosura në gjakun e Krishtit dhe porosive e Tij dhe jo në gjakun e gjelit, pulës, dashit, kecit dhe fjalëve të plakave, sepse Zoti tha:

“Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb. Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb. Përkundrazi, ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë. Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh”. (Matheu: 7 25-27)

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes

Publikuar

-

Nga

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

LEXO EDHE:  Vetëplagoset me armë gjahu/ Humb jetën 49-vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Tentuan të vjedhin një pikë bastesh/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë./VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira/ Njihuni me parashikimin e motit të për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Mesdita pritet që të sjellë vranësira në zonat jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet atmosferike në vendin tonë gjatë paradites.

Mesdita sjellë shtim të vranësirave në zonat Jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Gjatë natës reshjet përfshijnë gjithë vendin tonë ku në zonat e thella malore shfaqen sërish reshjet e dëborës.

LEXO EDHE:  U premtonte kontrata pune në Gjermani kundrejt pagesës/ Arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

LEXO EDHE:  Tre rastësitë e çuditshme të Lulit, me Teatrin

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 16-17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE