Politikë
Deklaratat e Braçes dhe Ballës/ Bardhi: Kandidatët për të zëvendësuar Lleshajn po përhapin lajme të rreme

Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe dënoi dhunën që u krye në protestën në Tiranë duke e cilësuar atë si politike dhe aspak drejtësi për Klodian Rashën.
Ai tha se qeveria Rama nuk vret, duke theksuar se nuk janë as Sali Berisha, as Lulzim Basha që sipas tij, vranë qëllimisht 4 protestues të pafaj e të paarmatosur.
Për këtë deklaratë ka ardhur edhe reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili thotë se akuzat ndaj PD-së tregojnë se socialistët nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
“Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshaj, por gara se kush do të përhapë së pari lajmin e rremë nuk mund të hedh poshtë të vërtetën. Ajo që po shohim tani në Tiranë është për shkak të arrogancës, dhunës dhe manipulimit të qeverisë në këto 7 vjet.
Përpjekjet patetike të Partisë Socialiste për të fajësuar PD-në për 7 vitet e tyre të dështimit është vetëm një provë më shumë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që po jetojnë shqiptarët”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al