Connect with Us

Covid -19/ Kur jeni më infektues për të tjerët?

Shëndeti

Covid -19/ Kur jeni më infektues për të tjerët?

Publikuar

-

Nga Müge Çevik & Antonia Ho

Një mik i ngushtë – le ta quajmë Xhon – na telefonoi së fundmi, duke na kërkuar këshilla. Ai u zgjua me dhimbje të forta muskulore dhe lodhje. Kuptohet që ishte i shqetësuar, se mund të ishte prekur nga Covid-19.

Na pyeti nëse duhej të shkonte në punë, të vraponte për të bërë një tamponin, apo të rrinte në shtëpi. Për shkak se nuk kishte simptoma të tjera, si ethe, kollë apo gulçim, ishte i pasigurt se çfarë të bënte. Sigurisht, mund të kishte ndonjë infeksion tjetër i frymëmarrjes, si gripi ose e ftohura e zakonshme.

Po sikur të jetë vërtet Covid-19? Cili është rreziku që ai ta transmetojë virusin tek të tjerët?

Për të kuptuar se kur njerëzit me Covid-19, kanë më shumë gjasa të jenë infektive, ekipi ynë kreu një studim që u botua së fundmi në “The Lancet Microbe”.

Ne hetuam 3 gjëra:ngarkesën virale (si ndryshon sasia e virusit në trup gjatë gjithë infeksionit), derdhjen virale (kohëzgjatjen gjatë së cilës dikush hedh material gjenetik viral, gjë që nuk do të thotë domosdoshmërisht, se një person është infektues), dhe izolimi i virusit të gjallë (një tregues më i mirë i infektivitetit të një personi, pasi virusi i gjallë izolohet dhe testohet, për të parë nëse mund të shumohet në laborator).

Ne zbuluam se ngarkesa virale arrinte kulmin e saj në fyt dhe hundë (zona që mendohet të jetë burimi kryesor i transmetimit të virusit) shumë herët gjatë sëmundjes, sidomos nga dita e parë e simptomave deri në ditën e pestë – madje edhe tek njerëzit me simptoma të lehta.

Ne gjithashtu zbuluam se materiali gjenetik, mund të zbulohet ende në mostrat e sekrecioneve të fytit apo të jashtëqitjes për disa javë.

Por asnjë virus i gjallë nuk u gjet në asnjë mostër të mbledhur pas 9 ditësh nga nisja e simptomave. Megjithëse disa njerëz, veçanërisht ata me simptoma të rënda, ose me një sistem imunitar të dobësuar (le të themi nga kimioterapia), mund të kenë derdhje më të gjatë virale, rezultatet sugjerojnë që ata të infektuar me SARS-CoV-2, kanë shumë të ngjarë të jenë shumë infektivë, disa ditë para se të nisin simptomat, dhe 5 ditët në vijim.

LEXO EDHE:  Mënyrat e thjeshta për tu çliruar nga dhimbja shqetësuese e qafës dhe shpinës

Për krahasim, ngarkesa virale e SARS arrin kulmin në 10-14 ditë, dhe MERS në 7-10 ditë pas fillimit të simptomave (këto të dyja janë sëmundje të shkaktuara nga koronaviruset). Kjo shpjegon arsyen pse transmetimi i këtyre viruseve, u zvogëlua menjëherë tek njerëzit që nisën të kishin simptoma.

Ai gjithashtu shpjegon, pse ka qenë kaq e vështirë të frenohej përhapja e Covid-19, pasi virusi përhapet shumë më herët sesa të shfaqen simptomat. Edhe studimet mbi gjurmimin dhe modelimin e kontakteve, tregojnë se transmetimi është më i lartë brenda 5 ditëve të para të përjetimit të simptomave.

Edhe sipas një studimi më të fundit, periudha e infektivitetit më të lartë, është 5 ditë nga fillimi i simptomave. Në kohën kur shumica e njerëzve marrin rezultatin e testit, ata mund të jenë tashmë përtej periudhës së tyre më infektive.

Kjo kulm i hershëm i ngarkesës virale, sugjeron se për të parandaluar transmetimin e radhës, një person me Covid-19 duhet të vetë-izolohet sapo nisin simptomat, pa pritur rezultatet e testit. Xhon u izolua menjëherë, dhe u telefonoi të gjithëve me të cilët kishte pasur kontakte në ditët e mëparshme.

Të nesërmen, u zgjua me ethe të lehta. Ai rezultoi pozitiv me Covid. Fatmirësisht, Xhoni arriti të vetë-izolohej gjatë gjithë periudhës së tij më infektive, dhe kontaktet e tij nisën menjëherë karantinën. Ai ishte me fat, pasi ishte në gjendje të punonte nga shtëpia, dhe të vazhdonte të paguhej. Por sipas një sondazhi në Britani, vetëm 1 në 5 njerëz janë në gjendje të vet-izolohen. / “The Conversation” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

A mund ta mposhtim përfundimisht kancerin?

Publikuar

-

Nga

A mund ta mposhtim përfundimisht kancerin?

Nga: Menia Koukougianni

Prej shtatë vjetësh, çdo Vit të Ri, dëshira ime është e njëjtë: kanceri të zhduket përfundimisht. Kështu ndodhi dhe këtë vit, pak kohë para se të ndeshja këtë libër, me titull provokues për zhdukjen e kancerit. Ma rekomandoi një mik, babai i një fëmije me kancer. Kështu që fillova ta lexoj në prag të atij Viti të Ri.

E mbarova për dy ditë. Një mjek shkruan për kacerin. Jo për patologjinë rreth kancerit, por për dështimin e sistemit për të zhdukur kancerin. Nuk mund të gjeja një faqe pa theksuar diçka. Kurioziteti i mjekut të ri për kërkimin, mënyra e vetme në të cilën qelizat kancerogjene mashtrojnë shkencën, mënyra e pashembullt që sistemi ynë imunitar lufton, lëvizshmëria e përjetshme e qelizave.

Çfarë është kanceri? Një qelizë, një proces, një mutacion, një kurs i pakontrollueshëm, një gjen i përjetshëm? E gjithë kjo së bashku dhe shumë më tepër.

Po shkenca? Mjeku? Unë u trondita nga përgjigjet e autorit. Ngjarjet që ai rrëfen, vendimet që duhej të merrte, mendimet dhe pyetja që nuk do të marrë përgjigje kurrë: Nëse?

Shëndeti është e mira më e madhe, por është gjithashtu para, përpjekje, kohë dhe ambicie. Shëndeti publik është një rezervuar i madh që kërkon para, shumë para. Mjekët janë njerëz me dobësitë e tyre, të mirat dhe të këqijat e tyre. Në shumë vende, autori përshkruan betejat e tij me mjekë të tjerë, të cilët nuk donin të rrezikonin, nuk donin të humbnin primatin e tyre, nuk donin të rrezikonin pagat dhe pozitat e tyre, nuk donin të dëgjonin, nuk donin të ndanin.

Në shumë vende autori flet për pacientët që humbi, sepse sistemi u vonua, burokracia mbizotëroi mbi vendimet mjekësore, kostoja shpëtoi jetë.

Ndihesha e çuditur kur lexoja. Nga njëra anë zemërimi dhe dëshpërimi, se jemi të humbur nëse mentalitetet nuk ndryshojnë. Nga ana tjetër, optimizmi se ka zgjidhje dhe nëse pengesat e paraqitura kapërcehen, shërimi, Ilaçi i kancerit, do të gjendet. Njeriu, nëse do, mund ta mposhtë kancerin. Sidomos sot, shkencëtarët, studiuesit kanë kaq shumë mjete. Teknologjia ka zgjidhur problemet e së kaluarës. Dituria është e arritshme për të gjithë.

LEXO EDHE:  “Trupi im, zgjedhja ime”/ Nisin protestat kundër masave të izolimit në Londër

LEXO EDHE:  Anila Hoxha zbulon detaje/ Pse dyshohet se janë vrarë tre djemtë në Malësinë e Madhe

Pandemia na ka treguar se nëse të gjithë punojnë së bashku, akademia, industria farmaceutike, sistemet shëndetësore kombëtare dhe pacientët, ne mund ta mundim. Për vite me radhë, studiuesit në laboratorët e tyre kanë kërkuar përgjigje dhe zgjidhje.

Për vite me radhë shkencëtarët kanë kërkuar para, duke ndryshuar ligjet. Për vite me radhë pacientët u bëjnë thirrje mjekëve të tyre që të mos dorëzohen. T’i dëgjojë, të ndajë njohuri me ta. Burokracia, përshtatshmëria politike, vogëlsia e disave, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. A mund të shkojmë një hap më tej?

Po, Vincent DeVita e thotë qartë. Të gjithë këta shkencëtarë që fituan nuk ishin as budallenj e as gjeni. Ata ishin këmbëngulës. Ata nuk iu bindën rregullave kur logjika e tyre, prova e laboratorëve të tyre, u tha atyre se rregulli ishte i gabuar. Ata ishin partnerë dhe po kërkonin informacion kudo. Kthimi prapa në historinë e kancerit ka shumë për të na mësuar. Kanceri i prek të gjithë. Kërkimet tregojnë se një në tre prej nesh do të përballet me kancer ose si pacient ose si i afërm i pacientit.  Koha nuk është aleate. Studiuesit në laboratorë janë./abc

*Menia Koukougianni drejton AMKE “Karkinaki”, e cila mbështet punën kërkimore-shkencore të komunitetit shkencor – mjekësor që merret me kancerin e fëmijërisë dhe adoleshencës, duke mbledhur fonde për të mbështetur qasjet inovative terapeutike për fëmijët dhe adoleshentët.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjetet sociale, sa i përket atyre personave që kanë kaluar Covid.

Ai thotë se, bazuar te Agjencia Italiane e Medikamenteve, ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë nevojë vetëm për një vaksinë dhe jo me parë se 6 muaj nga kalimi i covidit.

“Lajme te mira miqte e mi! Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) shprehet zyrtarisht se ata qe e kane kaluar Covidin kane nevoje vetem per nje vaksine dhe jo me pare se 6 muaj nga kalimi i covidit. Ky vendim shkon ne linje me te gjitha parimet imunologjike, pra qe ata qe e kane kaluar semundjen jane goxha te mbrojtur nga virusi” shkruan Alimehmeti në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Këtë 8 mars dedikoja shëndetit

Publikuar

-

Nga

Këtë 8 mars dedikoja shëndetit

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas është dita që që çdo vit i dedikohet historisë së grave, duke nënvizuar evenimentet dhe arritjet kryesore të tyre ndër shekuj, por në të njëjtën kohë synon të promovojë dhe të rrisë më tej ndërgjegjësimin për të drejtat e grave kudo në botë me qëllim arritjen e statusit të mundësive të barabarta për to në të gjitha sferat e jetës.

Tema e kësaj Dite Festive për vitin 2021 është zgjedhur të jetë: #ChooseToChallenge#ZgjidhTeSfidosh – sepse prej sfidave vjen ndryshimi. Ne të gjithë mund të zgjedhim të sfidojmë dhe të luftojmë  paragjykimet dhe pabarazinë gjinore. Le të kontribuojmë të gjithë në krijimin e një bote gjithëpërfshirëse, prandaj zgjidh sot të Sfidosh.

Krahas mirënjohjes dhe respektit që kjo Ditë evokon për të gjithë nënat, bashkëshortet, motrat,vajzat tona po aq e rëndësishme është edhe të kujdesemi për mirëqënien dhe shëndetin e tyre në çdo ditë të vitit sepse shëndeti i gruas është shumë i rëndësishëm për shoqërinë sepse është i lidhur drejtpërdrejt  me shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, familjes dhe të komunitetit në tërësi.

Gratë kanë evoluar shumë ndër shekuj dhe po kështu ka evoluar edhe mënyra e jetesës së tyre drejt të jetuarit të tyre sa më shëndetshëm. Mjafton të përmendim faktin që në vitet 1900, jetëgjatësia e një gruaje ishte rreth 50 vjeç, ndërkohë në mijëvjeçarijn e fundit jetëgjatësia është rritur shumë, duke shkuar rreth mbi 70 vjeç, numër ky që vjen në rritje vit pas viti. Një ndër sloganët e famshëm dhe të njohur thotë “Gra të shëndetshme / Botë e shëndetshme”, slogan që mishëron më së miri rolin e rëndësishëm që gruaja luan në shoqëri.

LEXO EDHE:  35 fëmijë të infektuar pa simptoma/ Arsyet përse të vegjlit reagojnë më mirë ndaj Covid

LEXO EDHE:  Mënyrat e thjeshta për tu çliruar nga dhimbja shqetësuese e qafës dhe shpinës

Kujdesi për veten dhe shëndetin e Gruas është investimi që ato bëjnë për të ardhmen e tyre dhe të të dashurve të tyre, prandaj sot më shumë se kurrë sidomos edhe në kohët e vështira që gjithë bota po përjeton si pasojë e pandemisë nga COVID-19 kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë prioritet maksimal.

Kjo është edhe arsyesja që Spitali Hygeia nën moton “Gjithçka për Shëndetin e Gruas” kërkon të përcjellë edhe këtë 8 Mars te të gjithë gratë shqiptare mesazhin se “Një Grua e shëndetshme = Familje & Komunitet i Shëndetshëm”.

Në kuadër të Festave 7 & 8 Mars, gjatë gjithë muajit Mars, Spitali Hygeia ja dedikon këtë muaj Shëndetit të Gruas, duke ofruar Paketën e Kontrollit me çmimin ofertë 7.000 lekë, paketë ku përfshihen ekzaminimet si më poshtë vijon:

  • Vizitë Gjinekologjike
  • Eko Gjinekologjike
  • Pap-test
  • Mamografi

Spitali Hygeia: 04 23 90 000

www.hygeia.al

Facebook:@hygeia.hospital.tirana

Instagram: #spitalihygeiatirane

LEXO TE PLOTE