Connect with Us

Vrasja e 25 vjeçarit/ Lleshaj thyen heshtjen një ditë pas ngjarjes

Kronika

Vrasja e 25 vjeçarit/ Lleshaj thyen heshtjen një ditë pas ngjarjes

Publikuar

-

Sandër Lleshaj, “kapteti i dështuar” i Rilindjes

Ministri i Brendshëm, Sadër Lleshaj ka reaguar lidhur me vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë një ditë pas ngjarjes.

Ai shkruan se vrasja e të riut ka prekur shumë njerëz, por shpreh besimin se organet përgjegjëse do bëjnë detyrën dhe do e zbardhin atë.

Lleshaj iu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse ligjore të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

“E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH
Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike. Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.
Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët. Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.“, shkruan Lleshaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  E diela nis me plumba/ Një plagosje dhe një vrasje trondisin vendin për Fitër Bajram

LEXO EDHE:  Rrezikohen liritë në SHBA pas vrasjeve në Orlando

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Vrasja e trefishtë në Elbasan/ Identifikohet njëri prej autorëve

LEXO EDHE:  Historiania angleze: Enver Hoxha do vritej në nëntor 1944/ Ja kush e shpëtoi

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Publikuar

-

Nga

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Katër zona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Farkës, sipasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike.

Përkatësisht pa energji kanë mbetur zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

OSSH njofton se grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE