LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime, vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

28 Gusht 2022, 08:07, Sociale CNA
Kthjellime, vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit për sot dhe
Foto ilustruese

Dita e sotme do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, përjashtuar zonat malore ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente, herë pas here në formë shtërngatash.

Sipas meteoalb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve amtosferike duke rikthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rritje në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Moti për ditën e hënë

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa mbrëmja largon vranësirat duke përmirësuar dukshëm kushtet e motit.   

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor – juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga