LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranë 25-vjeçarin/ Ish-zv.drejtori i Policisë leksion Lleshajt

9 Dhjetor 2020, 19:50, Aktualitet CNA
Vranë 25-vjeçarin/ Ish-zv.drejtori i Policisë leksion Lleshajt

Ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka këshilluar ministrin Sandër Leshaj për rikthimin e policëve të vjetër.

Në një intervistë për Ora news, duke folur për vrajsen e të riut, Breçani tha se një efektiv me eksperiencë di të menaxhojë çdo situatë përballë qytetarëve.

?Punonjësit e policisë në këtë periudhë i këshilloj që të jenë më të përmbajtshëm dhe mos të jenë ata që provokojnë sherre. Kam marrë informacione që të dy punonjësit e policisë të përfshirë në ngjarje ishin të rinj.

I them ministrit Lleshaj që duhen edhe policët e vjetër, sepse dinë ta menaxhojnë situatën, sepse për shkak të pandemisë dhe të kushteve të vështira ekonomike ne do të përplasemi çdo ditë me njerëz që janë të stresuar. Duhet t?i hapim rrugën dhe t?i qetësojmë ata?, ka thënë Breçani.

 

 

 

Lajmet e fundit nga