LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tensione para Kryeministrisë/ Shpërndahet turma me gaz lotsjellës, protestuesit zënë ngushtë makinën e policisë

9 Dhjetor 2020, 18:19, Kronika CNA
Tensione para Kryeministrisë/ Shpërndahet turma me gaz

Protesta që po zhvillohet në këto momente para Kryeministrisë për vrasjen e Klodjan Rashës është shoqëruar me tensione.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt efektivëve, ndërsa nga taraca e Kryeministrisë është hedhur gazlotsjellës

Qytetarët janë shpërndarë për pak minuta dhe janë mbledhur sërish në bulevard.

Ata kanë ndaluar një makinë policie dhe e kanë zënë ngushtë në një kënd.

Pasi e kanë rrethuar, qytetarët kanë qëlluar me grushte dhe shqelma makinën, por në një moment ajo ka mundur të dalë nga rrethi i turmës dhe është larguar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga