LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Seksi shet para gjithçkaje”/ Kastro Zizo flet për muzikën e ditëve të sotme: Ka performuese jo këngëtare

9 Dhjetor 2020, 12:14, Lifestyle CNA
“Seksi shet para gjithçkaje”/ Kastro Zizo flet për

Këngëtari i njohur Katsro Zizo, ka folur rreth tregut muzikor të ditëve të sotme duke e krahasuar me atë të mëparshmin.

I ftuar në emisionin Abc e mëngjesit ai është shprehur se në ditët e sotme bëhet muzikë për të fituar para dhe se seksi shitet përpara gjithçkaje.

Gjithashtu ka theksuar se në ditët e sotme nuk ka këngëtare por performuese.

?Gjërat kanë qenë shumë ndryshe për mua që bëj 24 vjet në karrierë. Ka qenë loja shumë ndryshe, njerëzit ishin ndryshe dhe ndoshta globalizimi i tepërt ose natyral që toka po kalon këtë pubertet me internetin ka krijuar atë që thashë, duke lejuar një injorancë që do na kthehet.Ndonjëherë më zë dhe frika për një brez që po rritet dhe nuk shoh asnjë lloj angazhimi social. Kështu është bërë dhe muzika, është bullshit ajo që po e bëj për veten time, një artist bën muzikë arti që njerëzit ta pëlqejnë.

Kemi artistë shumë të mirë por dhe individë që të bërit muzikë e kanë oportunitet të madh jetësor për t?u bërë me lek, një artist komercial ka gjënë e fundit në mendje që të bëjë një këngë artistike. Po patjetër që mund të bëhet siç jam bërë për 24 vjet, pra nuk jam i pasur por kam një jetë normale, jetojmë në një kohë ku seksi shet përpara çdo gjëje tjetër, ke trambolina, shumë femra performuese se nuk quhen këngëtare.?, tha Kastro./ CNA.al

Lajmet e fundit nga