LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta zhvendoset para Kryeministrisë/ Rrethohet me urgjencë godina

9 Dhjetor 2020, 16:37, Sociale CNA
Protesta zhvendoset para Kryeministrisë/ Rrethohet me urgjencë godina

Ka degjeneruar në dhunë dhe disa të plagosur protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që prej disa orësh po mbahet para Ministrisë së Brendshme.

Qindra protestues kanë qëlluar me sende të forta duke thyer xhamat e Ministrisë, teksa kanë brohoritur duke kërkuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

Tashmë një pjesë e madhe e protestuesve kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ndërsa godina është rrethuar nga forca të shumta policie./CNA.al

Lajmet e fundit nga